Ceremonia e ndarjes së çmimeve NRJ Music Awards është rikthyer këtë vit në Francë, duke shpërblyer artistët ndërkombëtarë për arritjet muzikore.

Në mesin e fitueseve ishte edhe ylli shqiptar i muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa.


Ylli i hitit “Levitating”, ka fituar çmimin “Artistja Ndërkombëtare e Vitit” në edicionin e sivjetmë të NRJ Music Awards.

dualipa 258780417 263702035801532 6671165339394849241 n e1637491363343 Foto: Dua Lipa/Instagram

“Faleminderit dashuritë e mia”, ka shkruar Dua në një postim në InstaStory, ku bëhej i ditur lajmi për çmimin e radhës për artisten e njohur.

NRJ Music Awards sjellë së bashku disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës franceze dhe artistët ndërkombëtar çdo vit. Fituesit zgjedhën përmes votave të publikut.

Ndërkohë, Dua nuk ishte e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, këngëtarja së fundi është rikthyer në shtëpinë e saj në Londër. /Telegrafi/