Tjera këngëtare mund të duken gjithmonë ekstravagante, por kështu nuk është rasti me Dua Lipën.

Bukuroshja nga Prishtina është shfaqur tejet e thjeshtë dhe urbane në sheshin e Milanos, Piazza Duomo.


Ajo ka zgjedhur një xhaketë të zezë me veshje të thjeshtë pink në pjesën e poshtme.

Dua Lipa së fundmi po qëndron në Evropë për të vazhduar turneun e saj botëror, shkruan Telegrafi.

Ajo ka qëndruar në Amerikë për një muaj ku ka performuar në skenat gjigante në SHBA.

/Telegrafi/