Droni me energji diellore ka krahët e një Boeing 747 dhe mund të fluturojë për një muaj pa ndalur

Skydweller Aero po zhvillon një flotë të aeroplanëve më të mëdhenj autonomë, pa pilot dhe me energji diellore, të cilët duhet të mundësojnë fluturim të qëndrueshëm pa emetime të dëmshme.
Skydweller Aero, me mbështetjen e partnerëve të saj amerikanë dhe francezë, ka zbuluar dronin më të madh në botë pa pilot me energji diellore me një hapje krahësh më të madhe se një Boeing 747, transmeton Telegrafi.
Fluturakja e bërë nga fibra karboni ultra të lehta dhe i pajisur me 17,000 qeliza diellore, thuhet se është në gjendje të qëndrojë në ajër për javë të tëra, dhe qëllimi është të arrijë misione që zgjasin deri në një muaj pa pasur nevojë të ulet ose të furnizohet me karburant.
Sipas testeve të kryera në fund të vitit 2024 në aeroportin ndërkombëtar Stennis në Misisipi, Skydweller ka arritur disa fluturime plotësisht autonome, më i gjati prej të cilave zgjati 22.5 orë, dhe të tjerë më shumë se 16 orë.
Droni është projektuar për misione që zgjasin 30 deri në 90 ditë, me aftësinë për të monitoruar rrugët detare dhe tokësore, për të zbuluar kontrabandistët e drogës dhe piratët, për të monitoruar zonat e luftës dhe për të ndjekur migrimet e kafshëve të egra.
Skydweller bazohet në aeroplanin e famshëm Solar Impulse 2, i cili udhëtoi rreth globit me energji diellore.
Në faqen e saj të internetit, Skydweller Aero deklaron se po zhvillon një flotë prej aeroplanëve më të mëdhenj autonomë, pa pilot dhe me energji diellore në botë, me qëllimin për të mundësuar fluturim të qëndrueshëm pa emetime të dioksidit të karbonit, me një kosto dhjetë deri në njëqind herë më të ulët se aeroplanët tradicionalë.
Kompania aktualisht po prodhon aeroplanë shtesë dhe po i përgatit ato për përdorim komercial, me plane për përdorim në misione ushtarake, tregtare dhe humanitare.
Kompania pretendon se secili prej produkteve të saj mund të zëvendësojë një flotë të tërë aeroplanësh me karburant, duke mundësuar misione me kohëzgjatje të gjatë me kosto të ulëta operative dhe zero emetime CO2. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Facebook do të penalizojë krijuesit që vjedhin dhe ripublikojnë përmbajtje

Shitet një ekzemplar pothuajse i përsosur i kompjuterit Apple-1

OpenAI vonon lëshimin e modelit që do të jetë falas

Kompania e Mira Muratit për inteligjencë artificiale vlen 12 miliardë dollarë

Gjermania planifikon “një ofensivë të Inteligjencës Artificiale për të konkurruar në skenën botërore”

Zbulohen ngjyrat e mundshme të iPhone 17

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë