LAJMI I FUNDIT:

Dronat “Bayraktar” do të ndërtohen në Ukrainë

Dronat “Bayraktar” do të ndërtohen në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u takua të premten me kreun e firmës turke të mbrojtjes Baykar dhe tha se kompania do të ngrejë një fabrikë në Ukrainë për të ndërtuar mjete ajrore pa pilot.

Droni Bayraktar TB2 i Baykar ka qenë jashtëzakonisht i popullarizuar në Ukrainë, ku ndihmoi në shkatërrimin e shumë sistemeve të artilerisë ruse dhe automjeteve të blinduara.


“Ne diskutuam detajet e ndërtimit të fabrikës Baykar në Ukrainë dhe prodhimin e mallrave të reja duke përdorur komponentë ukrainas”, tha Zelensky pas takimit me shefin ekzekutiv të Baykar, Haluk Bayraktar në Kiev.

Një video e postuar në internet tregoi Zelenskyn duke i dhënë Bayraktarit Urdhrin e Meritës në Ukrainë.

Në këmbim, Zelensky mori një këmishë tradicionale ukrainase të qëndisur me një dron.

Rusia i është ankuar më parë Turqisë për shitjen e saj të dronëve në Ukrainë. /Telegrafi/