LAJMI I FUNDIT:

Dritat e bredhit të blera para 50 vitesh, ende ndizen dhe nuk iu mungon asnjë poqë (Foto)

Dritat e bredhit të blera para 50 vitesh, ende ndizen dhe nuk iu mungon asnjë poqë (Foto)

Vina Shaddick nga Devon i Anglisë, bleu për festat e vitit 1969 një palë drita shumëngjyrëshe, me të cilat ende e stolisë bredhin.

Nëna 68-vjeçare, tregon me krenari se si këto stoli ende punojnë, ndërsa ende nuk i mungon asnjë poqe, transmeton Telegrafi.


I biri saj kur ishte fëmijë

“Pas dy vitesh, iu bëhet gjysmë shekulli në familjen tonë. Besoj që edhe nëse unë nuk jam, familjarët do t’i ndezin sërish” ka thënë Shaddick lidhur me rastin.

Ndizen ende sikur të ishin të reja

Pisha e vogël që ka vendosur pranë dritares edhe këtë vit është e dekoruar me këto drita, që janë blerë shumë lirë dhe besohet se janë ndër më të vjetrat që ende kanë gjendje të mirë. /Telegrafi/