LAJMI I FUNDIT:

Dritan Maqkaj, talenti i radhës që vendos të luajë për Kosovën

Dritan Maqkaj, talenti i radhës që vendos të luajë për Kosovën

Talenti i Eintracht Frankfurtit, Dritan Maqkaj nga sot është anëtar i ri i Përfaqësueses së Kosovës.

Futbollisti 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova, i lindur në Gjermani, deri më tash ka qenë pjesë e ekipit kombëtar gjerman U18, por tani e tutje ka vendosur t’i mbrojë ngjyrat e vendlindjes së prindërve.


Dritan Maqkaj, sot, është takuar me presidentin Agim Ademi dhe drejtorin e kombëtares, Muharrem Sahiti, duke vendosur që nga tash e tutje kontributin e tij ta japë në fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Maqkaj, i cili luan si anësor i majtë në ekipin U19 të Eintracht Frankfurtit, tash e sa kohë ka qenë nën përcjelljen e përfaqësuesit të FFK-së në Gjermani, Femi Kongjeli dhe pas bisedave të vazhdueshme përfundimisht ka vendosur t’i thotë “Po” Kosovës.

Ai fillimisht pritet të luajë për Kombëtaren U21, derisa duke pasur parasysh potencialin e tij të madh, në të ardhmen e afërt pritet të jetë edhe pjesë e Përfaqësuesen A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori