LAJMI I FUNDIT:

“Dritan Abazoviqit i është ofruar posti i Kryeministrit” – thotë Mehmed Zenka, kryetar i Unionit Demokratik Shqiptar në Malin e Zi

“Dritan Abazoviqit i është ofruar posti i Kryeministrit” – thotë Mehmed Zenka, kryetar i Unionit Demokratik Shqiptar në Malin e Zi

Mehmed Zenka, kryetar i Unionit Demokratik Shqiptar në Malin e Zi thotë se situata politike në vendin fqinj është në krizë dhe nuk udhëhiqet nga politika pro-evropiane.

Qeveria thotë ai “e vetë quajtur qeveri ekspertësh” është e përbërë nga diletantë.


Sipas z. Zenka qëllimi kryesor ka qenë “hakmarrja”.

“E gjitha kjo ka sjellë krizë ekonomike. Kemi më shumë se 20 mijë persona që kanë humbur vendin e punës”, shton ai.

Zenka veçoi rolin e Kishës Ortodokse në krijimin e qeverisë aktuale në Malin e Zi duke e cilësuar si “klero fashizëm”.

“Po bëhet në vit nga kjo qeveri dhe kemi manifestim që na rikthejnë në dukuri të viteve ’90 dhe që kanë sjellë me qindra mijëra viktima dhe mijëra refugjatë”, deklaroi kreu i Unionit Demokratik Shqiptar.

Për partinë shqiptare “Ura” të Dritan Abazoviqit, edhe pse pretendohet se ka program pro-evropian, Zenka mendon se deri tani nuk ka dëshmuar një gjë të tillë.

Për trajtimin e minoritetit shqiptar ai tha se ka një diskriminim dhe se edhe arritjet e viteve të fundit janë zhbërë.

“Asnjë sinjal pozitiv që do të ishte sadopak premtues për minoritet në Malin e Zi”, tha Zenka.

Ai tha se Abazoviqit i është ofruar që të dalë nga koalicioni aktual dhe të formohet një qeveri tranzitore.

“Oferta ekziston e drejtuar kryetarit të Ura, Abazoviq ku është ofruar që të formohet një qeveri kaluese, kryetar i të cilët do të ishte ai. Mirëpo përgjigja deri tani nuk është as pozitive dhe as negative, por janë duke luajtur në dy kolona”, tha z. Zenka.

Sipas tij edhe vizita e diplomatit amerikan, Gabriel Escobar kishte mesazhe të qarta kundër drejtimit të qeverisë së Malit të Zi nga forca pro serbe dhe se nevojiten forca pro perëndimore. /euronews.al/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori