LAJMI I FUNDIT:

Drita shkëlqen në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Inter Turkut dhe kalon tutje në Ligën e Konferencës

Drita shkëlqen në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Inter Turkut dhe kalon tutje në Ligën e Konferencës

Drita ka shënuar fitore të madhe ndaj Inter Turkut me rezultat 3-0 në kuadër të ndeshjes kthyese të rrethit të parë të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e parë ishte mbyllur 1-0 në të mirë të finlandezëve, ndërsa me rezultat të përgjithshëm 3-1 gjilanasit kanë kaluar tutje.


Me të filluar ndeshja Drita ka arritur të shënojë me anë të Marko Simonovskit që në minutën e dytë për 1-0.

Gjilanasit rrezikuan edhe disa herë tjera me Blend Baftiun dhe Arbnor Mujën, por pa sukses.

Në fund Drita shkoi me një epërsi të mirëseardhur për pjesën e dytë.

Me të filluar pjesa e dytë Arbnor Muja ka arritur të dyfishojë rezultatin, duke shënuar pas dy tentimeve për 2-0.

Në minutën e 51-të, Drita mbylli dilemën e fituesit, kur Baftiu asistoi te  Muja i cili me qetësi shënoi për 3-0.

Deri në fund edhe pse kishte raste tjera, rezultati nuk ndryshoi dhe Drita kaloi tutje.

Drita në rrethin tjetër takohet me klubin belg Antwerp./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori