LAJMI I FUNDIT:

Drita reagon pas incidenteve që ndodhën pas ndeshjes Gjilani-Prishtina

Drita reagon pas incidenteve që ndodhën pas ndeshjes Gjilani-Prishtina

Klubi gjilanas, Drita ka reaguar me anë të rrjeteve sociale për incidentit që zgjoi kërshëri pas gjatë dhe pas ndeshjes Gjilani-Prishtina.

Gjilani ka fituar ndaj Prishtinës me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Ipko Superligën e Kosovës.


Megjithatë, ndeshja dhe pas ndeshja u karakterizua me shumë tension dhe incidente, ku përveç Gjilanit dhe Prishtinës, edhe Drita u përfshi në incident.

Në zhveshtoret ku ishte vendosur sot Prishtina, u thye një xham dhe u dëmtua një ulëse e lojtarëve
Lexo po ashtu Në zhveshtoret ku ishte vendosur sot Prishtina, u thye një xham dhe u dëmtua një ulëse e lojtarëve

Drejtues të Dritës dhe Prishtinës patën përleshje verbale mes vete, ndërsa tashmë ka reaguar klubi gjilanas, ku ka akuzuar kryeqytetasit.

Postimi pa ndërhyrje i Dritës

Njoftim per media

Nje ngjarje e pazakontë dhe jo sportive ka ndodhur sot ne ndeshjen dhe pas ndeshjes Gjilani-Prishtina ne cila u zhvillua në kuader te javes se 29 te Ipko Superliges se Kosoves. Ajo qka ndodhi në fushë nuk i shërben askujt dhe nuk na dërgon askund, ku ne si klub morëm lajmin se ka pasur lëndimeve te aktereve te ndeshjes. Klubi jonë eshte kunder qdo dhune dhe cdo veprimi josportive qe ndodhe ne terenet e sportit ne kete raste ne fushat e futbollit. Ajo qka na duhet me se paku eshte edhe prishja e raporteve ne mes udheqeseve te klubeve e cila mund te vjen nga njerzit jo profesional qe gjinden neper kryesite e klubeve, udheheqes te ekipeve e sidomos ju sportistë; prishja, demolimi, shkaterimi I dhomave te zhveshjes te cilat per shume vite na kane munguar eshte gjeja me e ulet qe vepron nje ekip dhe nje sportistë.

*Por cka ndodhi sot:

Sot diku rreth 30 min pas perfundimit te ndeshjes jashtë stadiumit apo me saktësisht ne parkingun e stadiumit, zyrtari i klubit FC Prishtina ka ofenduar me fjalet me te pista Drejtorin sportive te Klubit tone z.Valon Zymeri dhe ate e gjitha kjo ndodhi para zyrtareve te policise te cilet e kane pare nga afer dhe jane duke u marr me rastin.

Gjithashtu pas largimit te ekipit musafir FC Prishtina nga stadium i qytetit kemi vrejtur qe dhoma ezhveshjes se klubit tone eshte demoluar totalisht duke shkatrruar gjithcka qe kishte brenda, duke thyer dritaret e kesaj dhome te cilen e shfrytzon ekipi musafir ne momentin qe ekipi i Gjilanit ka ndeshje gjithashtu dhe e kunderta kur ne kemi ndeshje dhoma e zhveshjes se ekipit te Gjilanit shfrytzohet nga musafiret tane. Per kete raste ne do te njoftojm Federaten e Futbollit te Kosoves si dhe organet kompetente.

Me rrespekt klubi futbollistik “FC DRITA”

/Telegrafi/