LAJMI I FUNDIT:

Drita niset për në Zvicër, lojtarët të etur për sukses në Evropë

Drita niset për në Zvicër, lojtarët të etur për sukses në Evropë

Skuadra e Dritës ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për tu nisur për në Nyon të Zvicrës atje ku do të luaj edhe ndeshjet para-kualifikuese për në Ligën e Kampionëve.

Atmosfera në skuadrën nga Gjilani ishte në nivelin më të lartë, përderisa lojtarët u shprehen se kërkojnë suksesin më të madh në histori të klubit.


Mirëpo drejtori sportiv i klubit, Valon Zymberi kishte disa ankesa për ambasadën zvicerane dhe shtetin e Kosovës të cilët sipas tij nuk janë kujdesur sa duhet për skuadrën e tij.

Drita jep lajmin e madh, të gjithë lojtarët dhe stafi dalin negativ në testin për Covid-19
Lexo po ashtu Drita jep lajmin e madh, të gjithë lojtarët dhe stafi dalin negativ në testin për Covid-19

“Kemi pasur disa probleme. Vetëm pak minuta para se të mbërrijmë këtu i kemi marrë pasaportat ka qenë një neglizhencë e paparë nga ambasada zvicerane dhe nuk është hera e parë që ndodh kjo”, tha ai.

Trajneri i skuadrës nga Gjilani, Ardian Nuhiu u shpreh se këto probleme nuk kanë ndikuar aspak te skuadra dhe lojtarët janë tejet të etur për të arritur suksese në këtë aventurë.

“Këto probleme nuk kanë ndikuar aspak te lojtarët, ata janë të fokusuar vetëm në futboll dhe janë shumë të etur për të arritur suksese atje”, deklaroi ai.

Ndërsa kapiteni i skuadrës Ardian Limani tha se skuadra e tij është e përgatitur maksimalisht dhe shpreson që se paku të kalojnë turneun parakualifikues.

“Kampionati sapo ka përfunduar dhe jemi tejet të gatshëm për këto ndeshje”, shtoi nder tjerash Limani.

Drita të shtunën me fillim nga ora 18:00 e luan ndeshjen e para parakaulifikuese ndaj kampionit të Andorës, Inter Escaldes.

Fituesi i ndeshjes do të kualifikohet në finale të këtij turneu preliminar, ku do të ndeshet me njërin nga ekipet Tre Fiori ose Linfieldi.

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori