Drita kërkon fitoren e parë, derisa Dukagjini luan për pikët e para - formacionet zyrtare

Drita kërkon fitoren e parë në sezonin e ri në ALBI Superligën e Kosovës.
Gjilanasit në xhiron e dytë do të jenë nikoqir të Dukagjinit në stadiumin me bari sintetik në Gjilan me fillim nga ora 17:00.
Të besuarit e Ardian Nuhiut e nisën me barazim sezonin e ri, derisa Dukagjini u mposht në shtëpi nga Prishtina 1-2.
Drita është në kërkim të fitores së parë këtë edicion, derisa klinasit kanë udhëtuar drejt Gjilanit për pikët e para në kampionat.
Formacionet zyrtare:Drita: Maloku; Krasniqi, Limani, Vitija, Blakqori; Namani, Broja; Kryeziu, Baftiu, Selmani; Simonovski;Dukagjini: Haxhihamza; Dallku, Basriu, Syla, Shala; Hugo, Qerimi, Zabërgja; Zylfiu, Januzi, Merlaku; /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/08/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































