LAJMI I FUNDIT:

Drita i hakmerret për humbjen e parë, Ferizajn e mposhtin dy isha të tyre

Drita i hakmerret për humbjen e parë, Ferizajn e mposhtin dy isha të tyre

Drita është rikthyer te fitoret pas humbjes nga Prishtina.

Skuadra gjilanase i është hakmerr Ferizajt për humbjen në xhiron e parë dhe ka triumfuar në udhëtim me rezultat të pastër 0-2.


Në fakt skuadrën vendase e kanë mposhtur dy ish-futbollistë të saj, Bujar Shabani e Betim Hxhimusa që realizuan golat.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi pa gola 0-0, ndërsa në të dytën Drita tregoi fuqinë.

Ishte minuta e 59-të, kur Bujar Shabani realizoi gol të bukur me kokë për 0-1.

Ndërkohë për 0-2 u përkujdes një ferizajli tjetër, Betim Haxhimusa që shënoi gol të bukur.

Fitorja ndaj Ferizajt i kënaq edhe më shumë Intelektualët, pasi tani janë të dytët në tabelë dhe kanë lënë mbrapa rivalin lokal Gjilani.

Drita 24 pikë sa ka edhe Gjilani, por golaverazhi flet në të mirë të skuadrës së Ardian Nuhiut.

Në ndeshjen e ardhme, Ferizaj do të luaj në udhëtim përballë skuadrës tjetër gjilanase Gjilanit.

Ndërkohë Dritën e pret një tjetër ndeshje larg shtëpisë së saj, pasi në kryeqytet luan ndaj Flamurtarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori