LAJMI I FUNDIT:

Drita dhe Ballkani mësojnë gjyqtarët që do t’i gjykojnë ndeshjet e kthimit në Prishtinë

Drita dhe Ballkani mësojnë gjyqtarët që do t’i gjykojnë ndeshjet e kthimit në Prishtinë

Drita dhe Ballkani do t’i zhvillojnë në kryeqytetin kosovar Prishtinë ndeshjet e kthimit të rrethit të dytë në Ligën e Konferencës.

Ballkani është një hap larg kalimit të raundit, pasi në ndeshjen e parë mposhti La Fioritan me rezultat të thellë 0-4.


Në anën tjetër Drita shkaktoi një befasi të madhe duke ndalur gjigantin belg Royal Antwerp në barazim 0-0.

Ideatori i fitores së Ballkanit ndaj La Fiorita, Korenica: Na është rritur besimi dhe motivi, shpresoj të shkojmë në grupe
Lexo po ashtu Ideatori i fitores së Ballkanit ndaj La Fiorita, Korenica: Na është rritur besimi dhe motivi, shpresoj të shkojmë në grupe

Tanimë dy skuadrat kosovare kanë mësuar edhe emrat e gjyqtarëve që do t’i gjykojnë ndeshjet e kthimit në Prishtinë.

Ballkani pret La Fioritan të martën me fillim nga ora 20:00 në ‘Fadil Vokrri’, derisa drejtësinë në këtë takim do ta ndajë gjyqtari suedez Adam Ladeback me ndihmësit Daniel Yng dhe Niclas Ivarsson, ndërsa i katërt do të jetë Victor Wolf.

Paraqitja fantastike e Dritës ndaj Antwerpit i bën përshtypje edhe mediumit serb: Klubi nga Kosova është sensacioni i këtij viti në Ligën e Konferencës
Lexo po ashtu Paraqitja fantastike e Dritës ndaj Antwerpit i bën përshtypje edhe mediumit serb: Klubi nga Kosova është sensacioni i këtij viti në Ligën e Konferencës

Të enjten stadiumi ‘Fadil Vokrri’ pritet të jetë i stërmbushur kur Drita do të jetë nikoqire e Antwerpit.

Në këtë ndeshje drejtësinë do ta ndajë holandezi Sander Van Der Eijk me asistentët Rens Bluemink e Dyon Fikkert, derisa Martin Perez do të jetë gjyqtar i katërt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori