LAJMI I FUNDIT:

Drita dënohet me 10 mijë euro dhe dy ndeshje si vendas pa tifozë

Drita dënohet me 10 mijë euro dhe dy ndeshje si vendas pa tifozë
Foto: Telegrafi

Drita është dënuar me 10 mijë euro të holla dehe dy ndeshje pa pranin e tifozëve, shkaku i hedhjeve të fishekzjarrëve dhe fyerjeve në ndeshje me Prishtinën.

Ndeshja e Superkupës së Kosovës shërbeu për inaugurimin e stadiumit ‘Fadil Vokkri’ ku gjilanasit fituan me rezultat 2-1.


Komisioni e ka marr këtë vendim pasi tifozët e të dyja klubeve ishin paralajmëruar para ndeshje në një takim, se kjo ndeshje do të vëzhgohet nga FIFA.

Drita i luan dy ndeshjet e parë në shtëpi me KEK-un dhe Flamurtarin.

Më poshtë e gjeni vendimin dhe arsyetimin e komisionit disiplinor për dënimin e dhënë.

Vendim

KF “ DRITA “ nga Gjilani dënohet me të holla në shumë prej; 10,000.00 (dhjetë mijë) euro dhe me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve zyrtare sipas radhës në fushën e vetë pa praninë e shikuesve.

Arsyetim

Komisioni në rastin e sjelljës së këtij vendimi për bazë pati raportet e zyrtarëve, raportet plotësuese nga faktori ndërkombëtar UEFA të cilët ishin monitorues të organizimit të ndeshjes me rastin e inaugurimit të stadiumit “Fadil Vokrri“ në Prishtinë, incizimet televizive si prova valide prej nga vërtetohet së spektatoret e ekipit të KF “ Drita “ nga Gjilani paten sjellje të gabuar, duke hedhur fishekzjarre në fushë të cilët dukshëm e kontaminuan ajrin dhe penguan rrjedhen e ndeshjës si dhe të njëjtit përdoren shprehje fyese drejtuar ekipit dhe spektatorëve kundërshtar në disa raste gjatë zhvillimit të ndeshjes përkunder paralajmërimeve para fillimit të takimit nga ana e organeve të FFK-së, se ndeshja është duke u përcjellur nga inspektoret e FIFA-së dhe së kujdesi duhet të jetë i veçantë, të njëjtit nuk përfillen këto rekomandime. Këto ishin prova bazë për Komisionin disiplinor që t’i referohet Rregullores së garave neni 39 pika 1,2, 3. si dhe Rregullores disiplinore neni ; 8 pika 4/c dhe e, neni 29 (rast i rëndë), neni 50 paragrafi 1 pika 3 si dhe neni 51 paragrafi 1 pika 1.

Klubi i Dritës e ka mundësin që të ankohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori