Drita bëri ‘dritë’ vetëm 45 minuta, ndërsa nga fillimi i pjesës së dytë, filluan ‘reduktimet’ për gjilanasit, pasi gjatë 45 minutave të ardhshme, gjithçka do të ishte ‘terr’ për ta, raporton Tribuna.

‘Kuqezinjtë’ nga Skenderaj ua morën ndriçimin gjatë kësaj kohe për të shënuar në portën e tyre pesë gola që në gjuhën e futbollit njihet si ‘manita’.


Skuadra e drejtuar nga trajneri Tahir Lushtaku, si duket dalëngadalë po e merr vetën, ndërsa u bën me dije skuadrave kundërshtare që në Skenderaj vështirë do ta kenë të marrin pikë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app