LAJMI I FUNDIT:

Drejtoria e Inspekcionit në Drenas me masa të reja ndaj bizneseve shkaku i pandemisë

Drejtoria e Inspekcionit në Drenas me masa të reja ndaj bizneseve shkaku i pandemisë

Drejtoria e Inspekcionit në vazhdën e monitorimit të përditshëm në Komunën e Drenasit me qëllim të parandalimit të virusit COVID-19, duke u bazuar në vendimet e Qeverisë, rekomandimet nga IKSHP dhe ato të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga java e kaluar ka zbatuar masa të reja ndaj subjekteve (sidomos atyre ushqimore) duke ju shpërndarë Urdhëresën e nxjerrur nga Drejtoria, me të cilën obligohet secili subjekt për zbatim të masave të specifikuara, siç vijon:


“Ju njoftojmë se Inspektorët nga nxjerrja e kësaj Urdhërese e deri më sot, e kanë shpërndarë në formë fizike te afërsisht 150 subjekte për të cilat është krijuar databazë e veçantë .

Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar dhe pritjen për rëndim të situatës gjatë këtyre ditëve, lusim qytetarët e Komunës së Drenasit që gjatë furnizimit me produkte ushqimore në marketet në Drenas, t’i përmbahen Urdhëresave të Qeverisë, rekomandimeve të IKSHP-së, si dhe Urdhëresës së lartcekur në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit dhe subjekteve tona të ju mundësohet zbatimi i plotë i këtyre masave”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu në rast se hasin në ndonjë parregullsi e cila bie në kundërshtim me Urdhëresat në fjalë, të lajmërojnë Drejtorinë e Inspekcionit në numrat e telefonit: Tel.+38349978333, +38349977773, 03820040901. /Telegrafi/