LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Policisë priti në takim ambasadorin Delawie

Drejtori i Policisë priti në takim ambasadorin Delawie

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, së bashku me zyrtarë të lartë të ICITAP-it, u takuan me drejtorin e përgjithshëm të PK-së Rashit Qalaj, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Qalaj, sipas një njoftimi për media të Policisë, në shenjë mirënjohje për bashkëpunimin e ndërsjellët, e falënderoi ambasadorin Delawie për vizitën e tij dhe njëkohësisht e njoftoi për angazhimet e PK-së dhe synimet drejt përmbushjes së detyrave dhe obligimeve të saja ligjore, në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.


“Gjatë takimit ndër të tjera drejtori Qalaj potencoi se Policia e Kosovës është mirë e përgatitur dhe e angazhuar në ofrimin e sigurisë në vend dhe në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe njëkohësisht veçoi se do të vazhdohet me rritjen e profesionalizmit dhe integritetit të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të PK-së.

Delawie citohet të ketë përgëzuar Drejtorin Qalaj për përzgjedhjen e tij në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të PK-së, duke i uruar suksese në punën e tij dhe njëkohësisht ambasadori thuhet të ketë konfirmuar mbështetjen e mëtutjeshme të Ambasadës Amerikane për Policinë e Kosovës, në fusha të ndryshme e në veçanti në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë

"Kurrë në jetë nuk kam pas tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë", Peci citon serbin që i ishte bartur pronësia me një vendim të vitit 1976

Lajme
I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

Lajme
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Lajme
Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Lajme
Kalo në kategori