LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Policisë i përgjigjet Borrellit: Asnjë arrestim nuk është arbitrar apo i jashtëligjshëm

Drejtori i Policisë i përgjigjet Borrellit: Asnjë arrestim nuk është arbitrar apo i jashtëligjshëm

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha i është përgjigjur deklaratës së shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell i cili tha se që nuk do të tolerojnë arrestime të jashtëligjshme të serbëve në Kosovë.

Hoxha përmes konferencës për media ka thënë se veprimet e Policisë janë të bazuara në ligj duke përfshirë dhe arrestimet.


Borrell i alarmuar nga arrestimi i serbëve në veri dhe marshimi i FSK-së: Nuk do ta tolerojmë
Lexo po ashtu Borrell i alarmuar nga arrestimi i serbëve në veri dhe marshimi i FSK-së: Nuk do ta tolerojmë

“Përgjigja jonë e vetme është se Policia e Kosovës është institucioni i vetëm i mandatuar për zbatimin e ligjit në gjithë Republikën e Kosovës. Veprimet tona janë të bazuara në ligj duke përfshirë dhe arrestimet. Të gjitha veprimet tona policore, përfshirë arrestimet bëhen përmes procesit të hetimeve. Asnjë arrestim i bërë nga Policia e Kosovës nuk është arrestim arbitrar, as i jashtëligjshëm, por i bazuar në ligj”, u shpreh ai.

Ai tha se policia është duke arrestuar personat që kanë sulmuar Policinë e Kosovës, qytetarët, pjesëtarët e KFOR-it, gazetarët.

“Të gjithë ata që do të identifikohen do të ndiqen penalisht dhe do të dërgohen para ligjit”, ka thënë Hoxha.

9 zolla, 1 predhë e minahedhësit, granata, thika ushtarake e koktej molotovi – drejtori i Policisë tregon në detaje se çka konfiskuan
Lexo po ashtu 9 zolla, 1 predhë e minahedhësit, granata, thika ushtarake e koktej molotovi – drejtori i Policisë tregon në detaje se çka konfiskuan

I pyetur se a ka kapacitete të mjaftueshme Policia e Kosovës për të vepruar në veri, Hoxha tha: “ka kapacitete të mjaftueshme për t’u përballur me grupet kriminale dhe situatën atje. Normalisht që ne jemi duke u koordinuar dhe me partnerët tonë të sigurisë edhe brenda institucionit të Kosovës por dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë KFOR-in dhe EULEX-in”, tha Hoxha.

Ndryshe, shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është shprehur të premten i alarmuar nga situata në veri të Kosovës dhe sipas tij, po bëhen arrestime të jashtëligjshme të serbëve në Kosovë. /Telegrafi/