LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Interit, Antonello: Të gjithë e duan Icardin, ai është pjesë e rëndësishme e klubit

Drejtori i Interit, Antonello: Të gjithë e duan Icardin, ai është pjesë e rëndësishme e klubit
Mauro Icardi (Getty Images)

Drejtori i Interit, Alessandro Antonello, ka siguruar tifozët se do të bëjnë çdo gjë që është e drejtë për të mbajtur Mauro Icardin, por nuk diskutojë zërat e Juventusit.

Gjatë ditës së mërkurë është deklaruar se Juventusi ka ofruar 50 milionë euro plus shërbimet e Gonzalo Higuain për kapitenin e Nerazzurrëve.


Kjo ofertë e Bainconerëve erdhi pasi sulmuesi argjentinas ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë eurosh, por e cila nuk është e vlefshme për klubet e Serie A.

Oferta e Juves për Icardin, përfshihet edhe Higuain
Lexo po ashtu Oferta e Juves për Icardin, përfshihet edhe Higuain

Për të ardhmen e Icardit ka folur drejtori i Interit, Antonello, i cili ka thënë që klubi do të bëjë gjithçka për ta mbajtur atë pasi është pjesë e rëndësishme e klubit.

Drejtori i Interit, Alessandro Antonello (Getty Images)

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e drejtë për të mbajtur kapitenin tonë, ai është një pjesë shumë e rëndësishme e klubit tonë”, ka thënë fillimisht Antonello për RMC Sport.

Icardi asnjëherë nuk e ka fshehur dashurinë ndaj Interit (Getty Images)

“Juventus? Sezoni sapo ka përfunduar dhe tashmë flitet shumë për thashethemet e transferimeve”.

Thohir: Icardi vlen 400 milionë euro
Lexo po ashtu Thohir: Icardi vlen 400 milionë euro

“Duhet të qëndrojmë të qetë, ne kemi planet tona”.

“Së pari ne duhet të mendojmë për përfundimin e vitit financiar, tani atëherë do të mendojmë për nënshkrimet për sezonin e ardhshëm”, përfundoi drejtori i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

La Liga
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Kalo në kategori