LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Gjilanit, Robelli: Duam tri pikë në tavolinë

Drejtori i Gjilanit, Robelli: Duam tri pikë në tavolinë

Drejtori i klubit të Gjilani, Sevdai Robelli, së bashku me shumë anëtar të kryesisë dhe lojtarë kanë qenë të pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ata kanë thënë se kanë ardhur ta zhvillojnë ndeshjen dhe se janë lajmëruar vonë për anulimin e saj.

Ka qenë MKRS-ja që e ka anuluar ndeshjen, me arsyetimin se ende stadiumi nuk ka pranim teknik.

Presidenti i Prishtinës, Ejupi: Kjo është papërgjegjësi, duhej të na njoftonin 24 orë më herët për shtyrjen e ndeshjes
Lexo po ashtu Presidenti i Prishtinës, Ejupi: Kjo është papërgjegjësi, duhej të na njoftonin 24 orë më herët për shtyrjen e ndeshjes

Ai ka shtuar se Gjilani i do tri pikë në tavolinë, pasi që janë thyer rregulloret dhe se do të ankohen edhe në FIFA nëse nuk gjejnë drejtësi.

“Siç po e shihni Gjilani ka ardhur ta zhvillojë ndeshjen në terminin që është caktuar me datën 14.08”.

“Pas orës 14:00 përmes telefonit jemi njoftuar se loja është shtyrë. Zyrtarisht në faqe e FFK-së e kemi parë në ora 16:40”.

Prishtina dhe Gjilani arrijnë në stadiumin 'Fadil Vokrri', gjilanasit kërkojnë pikët në tavolinë
Lexo po ashtu Prishtina dhe Gjilani arrijnë në stadiumin 'Fadil Vokrri', gjilanasit kërkojnë pikët në tavolinë

“Për ne vendimet janë të papranueshme dhe edhe një herë tregojnë për fat të keq papërgjegjësi totale nga FFK dhe Ministria, që po i shkaktojnë dëme sportit dhe nuk po e lënë të zhvillohet”.

“Ne si klub kemi bërë më përgatitjet e duhura për këtë takim, për ne ka qenë ndeshje e rëndësishme, 6-7 autobusë me tifozë që do të vijnë”.

Drejtori i klubit të Gjilani, Sevdai Robelli

“Nuk e di se në çfarë baza e kanë marr vendimin, pasi nenet që iu kanë referuar nuk kanë të bëjnë me këtë situatë. Do të presim mos po vije ndokush nga FFK-ja”

“E duam rezultatin zyrtar. Nuk e përjashtojmë mundësinë që të ballafaqohemi me FFK-në dhe ministrinë në organet e drejtësisë, pasi vendimi që është marr nga komisioni është i paligjshëm. Afati për ndryshim është 48 orë para ndeshjes”

“Realisht po ngrihen dyshime. A ka Prishtina kontratë me pronarin e stadiumit. Është kusht që çdo klub të ketë kontratë me dy stadiume. Stadiumi kryesor dhe alternativ, e nëse dështon i pari të zhvillohet në atë alternativë”, ka thënë Roberlli.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Prishtinë ka pasur të zhvillohet sot nga ora 19:45. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori