LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Fiorentinës, Prade: Hoqëm një barrë të madhe me largimin e Chiesas, gabuam që e bëmë kapiten

Drejtori i Fiorentinës, Prade: Hoqëm një barrë të madhe me largimin e Chiesas, gabuam që e bëmë  kapiten

Largimi i Federico Chiesas drejt Juventusit i ka lënë me shije të keqe tifozët e Fiorentinës, që nuk e kanë pëlqyer këtë lëvizje.

Por drejtorit sportiv, Daniele Prade, ka thënë se janë të lumtur me shitjen, duke shtuar se kanë larguar një barrë të madhe.

“Çështja Chiesa ishte shndërruar në një telenovelë dhe më shumë sesa për Fiorentinën, flitej për largimin e tij”.

“Ishte shndërruar në një peshë shumë të rëndë, pasi në çdo dalje për mediat, merrte vëmendje e ardhmja e tij, ndaj jemi të kënaqur që e hoqëm këtë barrë. Operacioni ishte shumë i suksesshëm si në aspektin ekonomik, ashtu edhe atë sportiv”, ka thënë fillimisht Prade.

Prade zbulon se lojtari kishte refuzuar çdo ofertë që iu ofrua për rinovim nga klubi, ndërsa edhe ofertat nga Anglia nuk i kanë bërë përshtypje.  Sipas tij klubi gaboi që ia besoi shiritin e kapitenit.

“Nuk e di a mund të fitonim më shumë nga ai, pasi kemi pasur oferta edhe nga klubet angleze, por Federico refuzoi të gjitha, pasi donte vetëm qëndrimin në Itali dhe këtu vetëm Juventus kishte bërë ofertë”.

“Mendoj se shiriti i kapitenit në ndeshjet e fundit ishte një gabim, pasi ai nuk kishte treguar asnjë shenjë respekti ndaj klubit dhe kishte refuzuar çdo mundësi bashkëpunimi”, ka thënë Prade. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori