LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i ATK-së në konferencën e Bankës Botërore- Taxgip

Drejtori i ATK-së në konferencën e Bankës Botërore- Taxgip

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri ka marr pjesë në konferencën dy ditore të organizuar nga Banka Botërore- Taxgip, me temë: Sfidat e politikave dhe administrimit të TVSH-së, që u mbajt në Bukuresht të Rumanisë.

Qëllimi i kësaj konference ishte diskutimi i sfidave dhe çështjeve me prioritet, se ku qëndrojnë vendet e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore në fushën e tatimit vendor, tatimi ndërkombëtar, shkëmbimit të informatave, transparencës tatimore, ekonomisë joformale, kapacitetet e administrimit të tatimeve etj, si dhe mundësit e avancimit në këto fusha.


Drejtori Imeri, ishte pjesë e panelit në sesionin e dytë, me temën ”Praktikat e mira të dizajnimit të TVSH-së: lirimet, shkallët dhe pragjet e TVSH-së”, me ç‘rast, para të pranishmëve tha se TVSH-ja në Kosovë ka pasuar ndryshime ligjore, duke marr parasysh kërkesat e ekonomisë së tregut dhe nevojave të zhvillimit ekonomik. Ai theksoi se ndryshimet e bëra janë pjesë e reformave fiskale, të cilat janë përshtatur me direktivën e BE-së mbi TVSH-në.

Imeri tregoi deklarimi i TVSH-së në Kosovë bëhet në baza mujore dhe afati për të deklaruar është data 20 e muajit vijues. Pragu për tu regjistruar në TVSH nga shtatori 2015 është 30,000 euro qarkullim në vit dhe është obligativ për të gjitha bizneset që tejkalojnë këtë prag (para kësaj periudhe ka qenë 50,000 euro).
Ndërsa, normat e TVSH-së janë 0%, 8% dhe 18% ( deri në shtator 2015 ishte 0 dhe 16% ). Nga shtatori i vitit 2015 kemi filluar të aplikojmë ngarkesën e kundërt në sektorin e ndërtimtarisë, si një praktikë e mirë e treguar në vendet tjera.

Po ashtu, të pranishmit u njoftuan edhe për mundësin e kërkesës për rimbursim kur kreditimi i tatimpaguesve të regjistruar në TVSH ka tejkaluar shumën 3,000 euro pas tre muajve të vazhdueshëm, si dhe lirimet pa të drejtën e Kreditimit të TVSH-se dhe lirimet me të drejtën e zbritjes se TVSH-së.

Drejtori i ATK-së, gjithashtu ka pasur takime të veçanta edhe me përfaqësuesit e Bankës Botërore, si dhe me sekretarin ekzekutivë të Organizatës Ndërevropiane për Administratat Tatimore-IOTA Miguel Silva Pinto, me të cilin u dakorduan për bashkëpunim në të ardhmen, në ngritjen profesionale të kapaciteteve të ATK-së. /Telegrafi/