LAJMI I FUNDIT:

Drejtësia, liria dhe siguria – Kapitulli i 24-të i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Drejtësia, liria dhe siguria – Kapitulli i 24-të i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Maqedonia e Veriut e ka mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, me çka edhe zyrtarisht i ka filluar negociatat për anëtarësim në Union.

Pas konferencës së parë ndërqeveritare, Komisioni Evropian menjëherë e ka filluar edhe procesin e skriningut, i cili përmban 35 kapituj. Telegrafi Maqedoni do t’iu informojë për përmbajtjen e secilit kapitull nëpër të cilët duhet të kalojë Maqedonia e Veriut.


Kapitulli i 24-të: Drejtësia, liria dhe siguria

Politikat e BE-së synojnë të ruajnë dhe ta zhvillojnë më tej Unionin si një zonë lirie, sigurie dhe drejtësie. Për çështje të tilla si kontrolli kufitar, vizat, migrimi i jashtëm, azili, bashkëpunimi policor, lufta kundër krimit të organizuar dhe kundër terrorizmit, bashkëpunimi në fushën e drogës, bashkëpunimi doganor dhe bashkëpunimi gjyqësor në çështjet penale dhe civile, shtetet anëtare duhet të jenë të pajisura në mënyrë të duhur për të zbatuar në mënyrë adekuate kornizën në rritje të rregullave të përbashkëta. Mbi të gjitha, kjo kërkon një kapacitet administrativ të fortë dhe të mirëintegruar brenda agjencive ligjzbatuese dhe organeve të tjera përkatëse, të cilat duhet të arrijnë standardet e nevojshme. Një organizatë policore profesionale, e besueshme dhe efikase është e një rëndësie të madhe. Pjesa më e detajuar e politikave të BE-së për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë është acquis e Shengenit, e cila përfshin heqjen e kontrolleve të kufijve të brendshëm në BE. Megjithatë, për shtetet e reja anëtare, pjesë të konsiderueshme të acquis të Shengenit zbatohen pas një vendimi të veçantë të Këshillit që do të merret pas aderimit.

Çka është procesi i skriningut dhe çka do të thotë për Maqedoninë
Lexo po ashtu Çka është procesi i skriningut dhe çka do të thotë për Maqedoninë

Ndryshe, përveç kapitujve të BE-së, Maqedonia e Veriut ka nënshkruar edhe protokoll me Bullgarinë, i cili përmban gjithashtu disa rekomandime dhe detyrime, të cilat duhet të plotësohen nga të dy shtetet, për të mos pasur pengesa në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori