LAJMI I FUNDIT:

“Dramë” në tregun e kafesë në Kolumbi, kultivuesi i dytë në botë në hall me dërgesat – miliona thasë nuk i janë dorëzuar blerësve

“Dramë” në tregun e kafesë në Kolumbi, kultivuesi i dytë në botë në hall me dërgesat – miliona thasë nuk i janë dorëzuar blerësve

Kultivuesit e kafesë në Kolumbi, prodhuesi botëror i arabica numër 2, nuk ka arritur të shpërndajë dy milionë thasë me kafe gjatë këtij viti apo afro 10 për qind të të vjelave në këtë vend, kështu thonë eksportuesit, tregtarët dhe pjekësit e kafesë që kanë pësuar humbje të mëdha, kanë bërë të ditur burime të kësaj industrie gjatë një bisede me Reuters.

Çmimet e kafesë në nivel global janë rritur këtë vit për 55 për qind, kryesisht për shkak të kushteve të papërshtatshme të motit (thatësirës) të një prej kultivuesve kryesorë të kafesë në botë –Brazilit.


Këto kanë bërë që kultivuesit kolumbianë të mbeten prapa në shitje për shkak të rënies së shitjeve, kur çmimet ishin shumë më të ulëta duke pritur për ta shitur kafenë me çmim më të lartë, transmeton Telegrafi.

“Tregtarët janë në humbje, është një rrëmujë. Nëse thatësira vazhdon (në Brazil), ekziston mundësia që kafeja acea të shitet për 3 dollarë (për gjysmë kilogrami). Do të jetë një kaos i vërtetë”, tha një tregtar.

Ai tha se kompanitë kryesore në botë që merren me pjekjen e kafesë, të planifikojnë ndryshimin e brendit të kafesë së tyre “me origjinë unike në Kolumbi” kjo për shkak të problemeve me furnizim.

Dërgesat e porositura më herët nga një prodhues i madh siç është Kolumbia, mund të përkeqësojë dhe ndikojë negativisht në rritjen e çmimeve në tregjet botërore, pavarësisht qoftë e përkohshme pasi që kafeja ekziston dhe do të ketë peshë në tregje edhe pasi që të fillojë të rishitet.

Kultivuesit kolumbianë thonë se do të shpërndajnë dërgesat e kafesë më vonë apo gjatë vitit të ardhshëm, por blerësit nuk janë fort të bindur në këtë.

“Shumë prej tyre tashmë kanë zgjedhur ta cilësojnë si humbje dhe përshkruajnë si një detyrim të paplotësuar, në vend që të presin edhe pak dhe të rrezikojnë për humbje më të mëdha të mundshme, nëse kultivuesit vazhdojnë të mos shpërndajnë porositë gjatë vitit të ardhshëm, e çmimet po vazhdojnë të rriten”, thotë një tregtar tjetër i kafesë.

Shumë prej vendeve me sasinë më të madhe të kultivuar të kafesë, tashmë janë duke shqyrtuar dhe analizuar humbjet nga 8 deri në 10 milionë dollarë për çdo porosi të kafesë, derisa federata e kultivuesve kolumbianë të kafesë FNC, që përfaqëson kultivuesit, thotë se me 12.5 milionë thasë të kafesë që shpërndahen në vit, ata do të mund të ballafaqohen me humbje të mëdha.

“E lehtë ka qenë shitja e miliona thasëve më herët (shitje e kafesë kolumbiane), para se të rritej të fillonte të rritej tregu në maj. Nëse punoni për një kompani multinacionale, shefi i juaj do të thotë menjëherë duhet ta pranojmë goditjen”, shtoi kultivuesi.

Vonesat në shpërndarjen e porosive në tregun në rritje të kafesë është problem i madh për eksportuesit dhe tregtarët që shpesh mbrohen nga blerjet fizike – duke rimarrë pozitën në treg nga marrëveshjet e mëdha dhe rrezikuar kështu për të pësuar dhimbje të mëdha me rritjen e çmimeve.

Zakonisht tregtarët do të mund ta dorëzonin fizikisht kafenë me kamata të larta për t’i kompensuar humbjet në treg – por në rast se nuk e shpërndajnë mallin këtë gjë nuk mund ta bëjnë.

Blerësit gjithashtu mund të detyrojnë tregtarët të blejnë aksionet në kompanitë, që më herët merreshin me pjekjen e kafesë. Kreu i FNC-së, Roberto Velez, ka konfirmuar për Reuters se Kolumbia po ballafaqohet me një sërë detyrash.

“Mund t’ju them që ka shumë eksportues kolumbianë që nuk e vuajnë këtë problem. Por, të gjitha kompanitë e mëdha botërore, e gjithashtu edhe federata po i durojmë këto (humbje)”, shtoi ai.

“Kur kultivuesi nuk e kryen shpërndarjen e porosisë, i tërë zinxhiri ngec duke bërë që shumë para të humben”, tha ndër tjera Velez.

Tregtarë të shumtë kanë thënë për Reuters se federata i ka dhënë kultivuesve kolumbianë më pak se një vit afat që të kryejnë shpërndarjen e dërgesave të kafesë – lëvizje kjo që do të mund ta detyronte trupën e kësaj industrie që t’i drejtohet qeverisë për t’i ndarë mjete “shpëtimi”, nëse kultivuesit akoma nuk e bëjnë shpërndarjen në kohë.

Tregtari i njohur i kafesë me seli nga Kolumbi që vjen nga kompania Lui Dryfus Company (LDC) e ka braktisur kompaninë për shkak të humbjeve, kanë bërë të ditur dy burime të mirinformuara për këtë ngjarje.

Në anën tjetër, LDC ka zgjedhur që të mos komentoj ndryshimet që bëhen brenda kompanisë.

“Kompania do të jetë në probleme, shumë prej menaxhmentit do të ndërrojnë ekipet e tyre, por disa prej tyre do të bankrotojnë”, tha një tregtar i vjetër.

Rreth 550 mijë familje kolumbiane fitojnë bukën e gojës me kultivimin e kafesë, e ky vend në Ande është prodhuesi më i madh i llojit të kafesë arabica. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori