LAJMI I FUNDIT:

Dramë familjare në Vjenë të Austrisë – nëna mbyt tre fëmijët e saj, viktima më e vogël vetëm 8 muajshe

Dramë familjare në Vjenë të Austrisë – nëna mbyt tre fëmijët e saj, viktima më e vogël vetëm 8 muajshe

Policia austriake arrestoi një grua 51-vjeçare pasi trupat e tre vajzave u gjetën në banesën e saj në Vjenë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja telefonoi policinë rreth orës 5:20 të mëngjesit të sotëm dhe tha se kishte vrarë fëmijët e saj dhe se donte të bënte vetëvrasje.


Siç bëhet e ditur më tej, policia gjeti një grua që plagosi veten në një apartament në lagjen Donaustadt dhe trupat e fëmijëve të moshës nëntë dhe tre vjeç, si dhe një tjetër tetë muajsh që u gjetën në vendin e ngjarjes.

Mjekët u përpoqën të ringjallnin vajzën më të rritur, por pa sukses.

Hetimi është duke vazhduar, dhe policia po përpiqet të përcaktojë nëse gruaja është në gjendje të merret në pyetje. /Telegrafi/