Dramë e spektakël në Lipjan, kryendeshja përfundon në barazim

SUPERLIGA
Kjo jave ishte e gjitha me sytë nga super sfida mes Standard Benz-it dhe gjigantëve të Bajramit nga Banulla. Dueli i shumëpritur mblodhi afro 800 shikues në Toni-M teksa skuadrat nuk zhgënjyen me lojën e tyre duke sjell spektakël, gola dhe drame në fushe. Ndonëse Bajrami ishte në epërsi gjatë gjithë kohës skuadra e Ardian Kozhanit në fund nuk arriti të mbajë rezultatin duke lëshuar nga dora fitoren. Kushtrim Selimi ishte njeriu i javës dhe i kësaj ndeshje qe i dha piken e madhe skuadrës së tij duke e mbajtur edhe me tutje Standard Benz-in në pozitën e parë në tabele. Fitore bindëse shënoi dhe kampionia në fuqi, KF Dobraja që mposhti 7-0 Banullën duke mos e diskutuar fitoren në asnjë moment të sfidës. Në këtë sfidë shkëlqeu legjenda e kësaj skuadra 50-vjeçari karizmatik, Izjah Gashi. Edhe KF Sllovia u tregua në formë këtë fundjavë duke mposhtur 4-2 AL Comin. Ekipi i Arben Bytyqit ishte dominues në lojë ndonëse rezultati ishte deri diku i ngushtë. Gjithsesi kjo fitore e ngrit në pozitën e tretë në tabelë Sllovinë.
Macet e Zeza vazhdojnë të befasojnë me rezultate të mira ku këtë fundjavë kanë fituar 4-3 ndaj Termax në një sfidë shumë interesante dhe të balancuar. Kjo fitore dërgon Macet në zonën Champions. Fitoren e parë e shënoi këtë xhiro Real Magurja që fitoi 5-2 ndaj Gadimës. Ekipi i fundit në tabelë u zgjua këtë javë duke befasuar kapitenin e Gadimës, Blerim Shabanin. Duelin e mbijetesës mes Dream Team dhe Mërgim Strelit e fitoi skuadra nga Dobraja, FC Mergimi. Rezultati i kësaj ndeshje ishte 6-1. Fitore të rëndësishme në luftë për mbijetesë gjithashtu shënoi dhe Janjeva që fitoi 3-0 ndaj Minatorit në një ndeshje shumë të luftuar dhe me mjaft raste shënimi. Xhamia e Magurës fitoi 3-0 në tavolinë pasi qe ekipi kundërshtarë përdori një lojtarë jashtë liste. Ndërkaq dueli mes Centrum dhe Prishtinës se Re u ndërpre 2 minuta nga fundi për shkaqe sigurie. Për këtë ndeshje do vendosë komisioni disiplinor brenda afatit prej 7 ditësh të përcaktuar në rregullore.
Tabela dhe lista e golashënuesve:
LIGA E DYTË
Avni Ita rrëmbeu kreun e tabelës duke fituar 6-2 ndaj Teos dhe njëkohësisht duke shfrytëzuar edhe barazimin pa gola mes Ardeno Meshkurtit e Mbretërve. Avni Ita dominoi lehtësisht dhe pse Teos mendoi të rezistojë paksa. Ndërsa kryendeshja e javës siç e përmendëm ajo mes Ardenos e Mbretërve përfundoi 0-0. Dueli kishte raste shënimi dhe momente interesante por edhe përkundër presioneve në fushe skuadrat nuk arritën të preknin rrjetat. Në fund Ardeno e Mbretërit ndan pikët. Barazimin e lartpërmendur e shfrytëzuan më së miri Nipat e Dajës që me një goleadë 7-0 mposhtën Dostat. Endrit Ademi tregoi formë të mirë duke shënuar plot 4 gola. Fitore të lartë shënoi dhe Restaurant Shpella që fitoi 7-1 ndaj skuadrës së vogël nga Gadima, Trepçës. Edhe Shpella tashmë ndihet e fortë në krye të tabelës.
Ndërsa një tjetër barazim u arrit në ligen e dytë mes Mia san Mias dhe Eggermont. Skuadra e Alban Zejnullahut arriti në fund të nxjerr një barazim pasi deri në fund ishte duke humbur nga Eggermont. Nivela të shtunën mbrëma korri fitore të rëndësishme 3-1 përballë Borussias në një lojë mjaftë interesante dhe të fortë. Tashmë Nivela e sheh vetën lartë në tabelë. Edhe Gumnasella arriti një fitore të rëndesishme. Ata mposhtën 2-1 Dardanët duke u rikthyer nga disavantazhi në fitore. Qullt shënuan fitore përballë skuadrës së fundit në lige Milan-it. Rezultati i kësaj ndeshje ishte 8-5. Shoqnia në anën tjetër shënoi një fitore shumë interesante dhe të rëndësishme në luftën për mbijetesë duke mposhtur 2-1 Smallushën.
Tabela dhe lista e golashënuesve:
LIGA E TRETË
Rubofci e filloi javën në ligen e tretë me fitore bindëse 9-2 ndaj Mermerit duke siguruar kreun e tabelës. Skuadra e Rubofcit po kalon në një formë mjaftë të mirë. Xhamia e Babushit dhe Muhagjert zhvilluan një ndeshje shumë të fortë dhe të bukur duke ndarë pikë secila. Kjo sfidë përfundoi 4-4. Flaka nuk lejoi befasi përballë Teqes duke fituar 4-2 dhe duke vazhduar misionin drejt Ligës së Dytë. Qallapeku në anën tjetër mposhti Bujarinë në fund me një autogol të këtyre të fundit duke marrë një trepikësh me shumë fat nga ky takim. Officerat fituan 4-2 ndaj Originalave duke marre tre pikë me mjaft vlere dhe duke ikur ndjeshëm zonës së ftohtë. Sonte në mbrëmje luhen dhe katër ndeshje në ligen e tretë ku takohen: Ismail Luma vs Mega Petrol, Relux - Edisoni, Shpella - Ufot dhe The Blue - Stublla.
Fundjavën tjetër kampionati pushon për t’i lënë radhën kupës së ligës qe këtë edicion do quhet BIG EAGLE CUP.
Më të dalluarit e kësaj jave:

























































