LAJMI I FUNDIT:

Draghi, Italisë: Borxhi i lartë dhe ekonomia e dobët, detyrojnë disiplinë fiskale

Draghi, Italisë: Borxhi i lartë dhe ekonomia e dobët, detyrojnë disiplinë fiskale

Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, i bëri thirrje ministrit italian të financave se borxhi i lartë i vendit kërkon një disiplinë më të ashpër fiskale se ç’kërkon rregullorja e Bashkimit Europian. Buxheti i Italisë u kritikua në takimin e ministrave të Financave këtë të Hënë, për thyerjen e rregullave fiskale të BE.

Gjatë takimit, Draghi, ish guvernator i Italisë, paralajmëroi se borxhi i lartë i Italisë dhe rritja e ngadaltë ekonomike kërkojnë një nivel të përgjegjësisë që shkon përtej rregullave të Bashkimit Europian.


Draghi paralajmëroi në mënyrë publike Romën në muajin Tetor, se shitja e titujve italian të borxhit nga investitorët, mund të cenojë kapitalin e bankave italiane, që zotërojnë 375 miliardë euro në tituj sovran. Komisioni Europian bëri të ditur se po konsideron procedura të disiplinës kundër Romës, që mund të sjellë sanksione, nëse Italia nuk ndryshon buxhetin deri në datën 13 nëntor.

Shtetet e Eurozonës mbështetën komisionin dhe i bënë thirrje Italisë në publik që të rishikojë planin e shpenzimeve. Ministrat e Financave shqetësohen se rritja e kostove të huamarrjes nga plani i shpenzimeve në ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës, mund të kërcënojë valutën e përbashkët dhe ngadalësojë integrimin e bllokut. /Telegrafi/