LAJMI I FUNDIT:

Dosja e Sigurimit të Shtetit, Berisha: I.M. është Ilir Murati, ky është kurth i Edi Ramës

Dosja e Sigurimit të Shtetit, Berisha: I.M. është Ilir Murati, ky është kurth i Edi Ramës

Gjatë konferencës së përjavshme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet edhe për thirrjen e Autoritetit të Dosjeve, e cila publikoi një dokument ku thuhej se një politikan i lartë me iniciale I.M ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Berisha hodhi poshtë akuzat që të bëhej fjalë për Ilir Metën. Sipas tij, kryeministri shqiptar, Edi Rama e ka organizuar këtë kurth së bashku me SHISH.


“Nuk ka akt më të shëmtuar. Edi Rama bashkë me SHISH që e ka organizuar e ka bërë në mënyrën më të trashë këtë kurth, e ka stisur në mënyrën më të trashë. Cilido që lexon emailin e ka të qartë se I.M është Ilir Murati nga Librazhdi dhe Filip Talo është nga Librazhdi. Nuk ka asnjë lidhje me Ilir Rexhep Metën”.

Autoriteti i Dosjeve: Ilir Meta, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit
Lexo po ashtu Autoriteti i Dosjeve: Ilir Meta, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit

“Edi Rama ka keqpërdorur, ka keqshfrytëzuar në mënyrë më të shpifur qoftë kryetaren e autoritetit, qoftë Linda Nikollën. Mund t’ju them ju që në dokumentin që Genta Sulo i drejton Linda Nikollës, akuzon direkt Ilir Metën për bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Një akt i pashembullt. Kjo zonjë është keqshfrytëzuar në mënyrë ekstreme nga Edi Rama për arsye që i di vetë.

Linda e parlamentit del dhe u thotë shqiptarëve që jam e tronditur nga dokumenti që ka dalë. Histori të turpshme. Zyrtarë primitivë që nuk kanë asgjë të përbashkët me integritetin e zyrtarit. Ky është kurthi që organizon Edi Rama, në mënyrë që mund të përdorë SHISH për fabrikim dokumentesh”, u shpreh Berisha.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në Shqipëri tha që ish-presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror në kohën e komunizmit.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori