LAJMI I FUNDIT:

Dortmundi me dy mungesa të mëdha në përballjen me Interin

Dortmundi me dy mungesa të mëdha në përballjen me Interin

Brussia Dortmundi do të jetë pa lojtarët si, Marco Reus dhe Paco Alcacer për përballjen ndaj Interit që zhvillohet nesër në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi spanjoll është jashtë fushë që nga fillimi i muajit tetor për shkak të lëndimi në thembër, derisa gjermani që shënoi golin e fitroes për ‘Milionerët’ është me grip.


Dy sulmuesve do ju bashkohet edhe mbrojtësi i majtë me përvojë, Marcel Schmelzer, që nuk do të jenë të pranishëm në Giuseppe Meazza.

Portieri rumun Roman Burki do të jetë i gatshëm për këtë takim, pasi kishte probleme me gjurin në fitoren ndaj Borussia Monchengladbachut.

Michael Zorc flet për dënimin që i dha Dortmundi Sanchos: Nuk ishte vendim i lehtë, por ne jemi këtu për t’i vendosur kufijtë
Lexo po ashtu Michael Zorc flet për dënimin që i dha Dortmundi Sanchos: Nuk ishte vendim i lehtë, por ne jemi këtu për t’i vendosur kufijtë

Gjermanët po ashtu do të mund të mbështeten edhe në Jadon Sanchon që e humbi ndeshjen e fundjavës së kaluar, pasi kishte shkuar me vonesë në skuadër nga ndeshjet me kombëtaren e Anglisë.

Nerazzurët e duan patjetër fitoren në garën më të madhe për klube në Evropë, pas një barazimi dhe një humbje në kuadër të Grupit F, gjersa kundërshtarët e tyre janë lider. /Telegrafi/