Sebastien Haller mund të quhet një futbollist i ri i Borussia Dortmund, edhe pse mungon zyrtarizimi.

Gjiganti gjerman ka gjetur marrëveshjen me Ajaxin për transferimin e francezit në Signal Iduna Park për shifrën e 35 milionë eurove.

Vetëm pas një viti të kaluar te Ajax, Haller do të largohet për tu rikthyer sërish në futbollin gjerman ku kaloi dy vite te Eintracht Frankfurt nga viti 2017 deri më 2019.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë pati një vit të jashtëzakonshëm me Ajaxin ku shënoi 34 gola e dhuroi nëntë asistime në 42 ndeshje zyrtare.

Edhe lojtari ka gjetur tanimë marrëveshje me Dortmundin për një kontratë e cila do ta mbajë atë në Signal Iduna Park deri në verën e vitit 2026.

Haller gjatë ditës së sotme do t’i kryejë vizitat mjekësore në Gjermani para se klubi gjerman ta zyrtarizojë afrimin e tij.

28-vjeçari te Dortmund pritet ta zëvendësojë norvegjezin Erling Haalad që kaloi te Manchester City. /Telegrafi/