LAJMI I FUNDIT:

“Donnarumma, flamuri i Milanit”

“Donnarumma, flamuri i Milanit”

“Lidhja nuk është prishur, Fassone ka takuar babanë tim për t’i dhënë disa këshilla. Unë e di se si ata ndjehen”, tha Barbara Berlusconi.

Barbara Berlusconi, presidente e “Fondacionit Milano”, tregon për mikrofonat e “SkySport24” diskutimin mes ish-presidentit Silvio dhe drejtorit të ri menaxhues të klubit kinez në pronësi.


“Babai im është tifoz i madh, zgjedhja për të dorëzuar presidencën ishte e dhimbshme, por besoni se kjo ishte më e drejta”, thotë Barbara, e cila shpreson në rinovimin e Donnarummas.

“Milani ka nevojë për një flamur dhe ai mund të bëhet i tillë. Negociatat vazhdojnë, janë delikate, por shpresoj që të qëndrojë”, ka shtuar Berlusconi. /Telegrafi/