LAJMI I FUNDIT:

Donjeta në finalen e madhe të Evropianit

Donjeta në finalen e madhe të Evropianit

Trimëresha jonë, Donjeta Sadiku, u kualifikua në finalen e madhe të Kampionatit Evropian për të reja në boks, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Ajo në gjysmëfinale e dërrmoi hungarezen Angela Nagy.


“Donjeta Sadiku e mposhti bindshëm 5:0 boksieren Angela Nagy. Donjeta e ka bombarduar me goditje të njëpasnjëshme hungarezen. Nagy kishte goditje te forta, mbase sulmoi Donjetën, por kjo e fundit u ruajt e me teknikën e saj iu kundërvihet mjeshtërisht rivales. Boksierja jonë me tri-katër goditje e dënojë kundërshtaren”, thotë për botasot, Latif Demolli, zëdhënës i FBOXK-së.

Donjeta tani futet në betejën e madhe, për ta mbrojtur titullin e kampiones.