Presidenti Donald Trump do të bënte lutjet e tij për viktimat që ndërruan jetë në sulmin me armë në El Paso, por ngatërroi emrin e vendit. Mëngjesin e së hënës, ai doli në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ku tha:

“Zoti i bekoftë të gjithë viktimat që ndërruan jetë në Toledo. Zoti i ruajtë dhe i mbroftë të gjithë ata nga Teksasi në Ohio. Zoti e bekoftë viktimat dhe familjet e tyre. Zoti e bekoftë Amerikën. Faleminderit shumë.”

Sipas një gazetari që ishte në dhomë me të, Presidenti Trump e lexoi fjalimin nga një teleprompter që kishte përballë.  Sulmet me armë ndodhën njëra pas tjetrës në Teksas dhe Ohio, ku humbën jetën 29 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Policia vijon hetimet për ngjarjen, e cila dyshohet se ishte terroriste. /oranews/