LAJMI I FUNDIT:

Doktor, sa kohë do t’i shoh këto pika?

Doktor, sa kohë do t’i shoh këto pika?

Charles Bukowski, letër poetit Jeff Weddle
Përktheu: Fadil Bajraj 

Tungjatjeta Jeff Weddle


Epo, më vjen mirë që poezitë funksionuan për ty dhe Ericun. Kurrë nuk i dihet. Asnjë prej nesh nuk është Ezra Pound. Shyqyr Zotit!

A e di se edhe një revistë tjetër botohet në Oksford, Misisipi? Në Oksfordin amerikan. Qyteti është çuar peshë. Faulkneri po përpëlitet në varrin e tij. Asnjë prej nesh nuk është Faulkner. Dhe zor se dikush nga ne pi aq shumë. Sa ka pirë … ai.

I bëra do vizatime. Nuk e di. I bëra goxha shpejt. Mund të mos jenë të mira. Ruaji ato gjithsesi.

Kam njolla para syrit tim të djathtë. Do pika. Doktori i syve tha se s’janë gjë. U ul aty dhe më tregonte për jetën e tij të hershme. “Syri, o Doktor, sa kohë do t’i shoh këto pika?” “Duhet të zhduken brenda gjashtë muajsh,” tha ai. Dola nga aty. Duket se do të jetë një vit ferri.

o.k.,

12 janar 1993