LAJMI I FUNDIT:

Doganierë, inspektorë dhe policë hetues do të obligohen të deklarojnë pasurinë

Doganierë, inspektorë dhe policë hetues do të obligohen të deklarojnë pasurinë

Doganierë, policë hetues, profesor, mjekë dhe inspektorë nga e gjithë Kosova së shpejti do të kenë punë me Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK). Përpos që këta zyrtarë do t’i shtohen listës së deklaruesve të pasurisë, AKK-ja me ligjin e ri do t’i ndryshohet edhe emri.  Ajo do të shndërrohet në Agjenci për Parandalimin e Korrupsionit (APK).

Në kuadër të pakos së ligjeve anti-korrupsion, kryetari i Grupit Punues thotë se këto nuk janë të vetmet risi.

“Deklarimi më nuk do të jetë fizik por elektronik. Tash më nuk do të shkojnë menjëherë në Gjykatë mirëpo do t’i jepet edhe një njoftim që ka kaluar afat në mënyrë që me e deklaru pasurinë.

Asmblistat pra jemi duke folur për mbi 940 në të gjithë Kosovën më nuk do të detyrohen të deklarojnë pasurinë”, ishte shprehur deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri

Ky projektligj sipas Shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së pritet t’i përcillet Komisionit për Legjislacion e më pas të procedohet në Kuvend për miratim.

Nga Shoqëria Civile deklarojnë se ndryshim tjetër me ligjin e ri do të ketë edhe në rolin e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

“Tash mandatit i Agjencisë Kundër Korrupsionit është ekskluzivisht në parandalim, për çka AKK do të quhet Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit. Në këtë drejtim mandati i saj do të jetë kryesisht te rastet e sinjalizimit, rastet e konfliktit të interesit, deklarimi i pasurisë si diçka kryesore. E po ashtu është edhe plani i integritetit të institucioneve”, kishte thënë Labinot Leposhtica, pjesë e mediumit Kallxo.com.

Tahiri: Me ligjin e ri, asamblistët komunalë nuk janë të detyruar ta deklarojnë pasurinë
Lexo po ashtu Tahiri: Me ligjin e ri, asamblistët komunalë nuk janë të detyruar ta deklarojnë pasurinë

Sipas hulumtuesit Leposhtica futja e disa kategorive të reja në Ligjin e ri për Deklarimin e Pasurisë ka qenë shumë i nevojshëm.

“Është shumë e nevojshme dhe e mirëseardhur që inspektorët dhe doganierët të përfshihen në listën e subjekteve deklaruese. Kjo për shkaka të ekspozimit të mundshëm që ata mund ta kenë gjatë ushtrimit të punës së tyre”, deklaron ai.

Shtimi i punës për Agjencinë Kundër Korrupsionit do të thotë më shumë kapacitete, burime të cilat ju mungojnë sipas drejtorit Yll Buleshkaj.

“Ne do të kemi nevojë që të shtojmë stafin dukshëm. Nuk po them që kemi nevojë për dyfishim. Ne do ta bëjmë një vlerësim varësisht se si do të kaloj ligji në fund. Jemi duke i shqyrtuar opsionet. Është një buxhet në vlerë shumë të ulët. Edhe nëse dyfishohet buxheti i përgjithshëm i AKK-së përsëri nuk është e madhe për buxhetin e Kosovës. Ne bëjmë shumë në transparencë dhe luftim të korrupsioni e po ashtu edhe në parandalim”, ishte shprehur Buleshkaj.

Yll Buleshkaj

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit kishte thënë se me ligjin e ri numri i zyrtarëve që do të deklarojnë pasurinë nga rreth pesë mijë do të shtohet në 20 mijë. Ndërkaq sa i përket ndryshimit të fushëveprimit të tyre, Buleshkaj deklaron se ende nuk janë pjekur kushtet për këto ndryshime./Portali D/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori