LAJMI I FUNDIT:

Djersitja e tepërt, definicioni dhe shkaqet

Djersitja e tepërt, definicioni dhe shkaqet
(Foto: Piedmont Healthcare)

Djersitja është një proces natyral i trupit tonë, i cili luan një rol të madh në ftohjen e tij, por edhe në eliminimin e toksinës nga trupi.

Mirëpo, djersitja e tepërt ndonjëherë është vërtet mjaft e pakëndshme, e ndonjëherë është shenjë e një sëmundjeje që as nuk e dinim se e kishim – transmeton KP.


Kur është normale të djersitesh shumë dhe kur është simptomë e një problemi shëndetësor?

Parandalimi i djersitjes pasi të keni bërë dush është i lehtë, pakkush e di
Lexo po ashtu Parandalimi i djersitjes pasi të keni bërë dush është i lehtë, pakkush e di

Kur është normale djersitja

Sasia e djersës, e cila konsiderohet normale, është mjaft e ndryshueshme dhe varet nga individi dhe mënyra e tij e jetesës. Trupi prodhon më shumë djersë kur jashtë është nxehtë, kur jemi nervoz, kemi temperaturë ose jemi fizikisht aktivë. Djersitja ndonjëherë ndodh kur hamë ushqim pikant.

Prandaj, nëse ushtroni ose bëni punë fizike, dhe e bëni atë në temperatura më të larta, mund të prisni që të djersiteni më shumë.

(Foto: Yoppie)

Çfarë është djersitja e tepërt

Kur djersitemi shumë më tepër sesa i nevojitet trupit, është djersitje e tepërt ose hiperhidrozë. Rreth 3 për qind e popullsisë vuan nga ky problem.

Meqenëse njerëzit kanë nevoja të ndryshme për djersitje, është gjithashtu e vështirë të gjykohet kur djersitja është vërtet e tepërt.

Me këtë në mendje, ekspertët ende rendisin disa shenja që mund të tregojnë se jeni duke djersitur tepër:

• Djersitja ndodh edhe kur nuk jeni aktivë dhe nuk jeni të nxehtë

• Sasia e djersës rritet papritur për arsye të pashpjegueshme

• Ju djersitni shumë më tepër se të tjerët që janë po aq aktivë në të njëjtat kushte

• Ju vëreni një sasi të madhe djersitjeje vetëm në pjesë të caktuara të trupit

(Foto: 7dmc.ae)

Pse ndodh djersitja e tepërt

Shpesh ndodh që shkaku i djersitjes së tepërt të mos gjendet. Ndonjëherë fenomeni mund të ndodhë për shkak të gjenetikës, me ç’rast djersitja e tepërt ndodh më shpesh gjatë pubertetit. Djersitja në pëllëmbët dhe këmbët mund të ndodhë edhe te fëmijët më të vegjël.

Djersitja e tepërt e papritur në moshë madhore mund të jetë rezultat i disa problemeve shëndetësore, medikamenteve dhe ndryshimeve në trup.

Tre ushqime që shkaktojnë djersitje dhe erë të keqe, madje edhe gjatë ditëve më të ftohta
Lexo po ashtu Tre ushqime që shkaktojnë djersitje dhe erë të keqe, madje edhe gjatë ditëve më të ftohta

Shkaqet më të zakonshme të djersitjes së tepërt janë:

• Sindroma Frey

• Marrja e medikamenteve për diabetin, sëmundjet e tiroides dhe presionin e lartë të gjakut, si dhe disa antidepresivë

• Infeksionet e ndryshme

• Disa lloje të kancerit

• Sëmundjet e zemrës ose të mushkërive

• Menopauza

Një sulm i papritur i djersitjes pa ndonjë arsye të dukshme është një shenjë paralajmëruese e sulmit në zemër
Lexo po ashtu Një sulm i papritur i djersitjes pa ndonjë arsye të dukshme është një shenjë paralajmëruese e sulmit në zemër

Djersitja e tepërt në vetvete nuk është e rrezikshme, por është edhe më e rëndësishme të sigurohet hidratim adekuat.

Nëse dyshoni se djersitja është pasojë e problemeve shëndetësore, konsultohuni me një mjek, i cili do t’ju këshillojë dhe do t’ju urdhërojë të bëni analizat e duhura.

Pse njerëzit djersiten kur nuk duhet?
Lexo po ashtu Pse njerëzit djersiten kur nuk duhet?

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori