LAJMI I FUNDIT:

Djersitja e duarve dhe këmbëve, kurat natyrale për eliminimin e këtij sikleti

Djersitja e duarve dhe këmbëve, kurat natyrale për eliminimin e këtij sikleti
(Foto: Pexels)

Djersitja, sidomos ajo e duarve është gjithmonë e sikletshme, veçanërisht në rastet kur duhet të nxjerrësh në pah anën më të mirë të vetes.

Sikleti më i madh është kur duhet t’i shtrëngosh dorën dikujt dhe të duket e pamundur dhe e frikshme.


Shkaktarët e djersitjes së duarve

Shumica e njerëzve përballen me djersitje të duarve gjatë situatave stresuese, aktiviteteve të rënduara fizike ose temperaturave të larta.

Në këto situata, gjëndrat e djersës çlirojnë më shumë nxehtësi që përcillet nëpërmjet lëkurës.

Për disa njerëz, djersa është e pamundur të kontrollohet. Termi mjekësor i kësaj simptome është Palmar Hiperhidrosis – transmeton AgroWeb.org.

Mjekët janë të mendimit se djersitja e tepërt shkaktohet nga sistemi hiperaktiv nervor i cili është përgjegjës për çlirimin e adrenalinës, ritmeve të zemrës, ngushtimit të enëve të gjakut dhe djersës.

Me fjalë të thjeshta, kjo simptomë shkaktohet nga një çrregullim i pashpjegueshëm në sistemin nervor.

Arsyet më të rrezikshme që shkaktojnë djersitje gjatë natës
Lexo po ashtu Arsyet më të rrezikshme që shkaktojnë djersitje gjatë natës

Kurat natyrale kundër djersitjes së këmbëve dhe duarve

Uthulla e mollës

Uthulla ka aciditet të lartë dhe ndihmon në shkatërrimin e baktereve që strehohen në pëllëmbët e duarve dhe në këmbë. Ajo ka një efekt përtharës tek duart dhe këmbët.

Tretni 4-5 lugë gjelle uthull molle në një enë me ujë të ngrohtë dhe fusni duart ose këmbët.

Mbajini aty për 15 deri në 30 minuta në ditë.

Çaji

Nëse nuk ju pëlqen ideja e uthullës, atëherë futini duart ose këmbët në një legen ose tas të mbushur me çaj.

Çaji largon bakteret dhe ngushton poret në mënyrë që ju të djersitni më pak.

Përdorni 3-4 bustina të çajit të zi dhe zhytini në ujë të nxehtë.

Kur uji të jetë ftohur mjaftueshëm atëherë përdoreni për këmbët dhe duart.

Soda e bukës

Soda e bukës ndihmon të ekuilibrojë pH e këmbëve dhe pëllëmbëve të duarve.

Ajo pakëson djersën dhe aromën e keqe të këmbëve. Shkrini 4-5 lugë gjelle sodë buke në një legen të vogël me ujë të ngrohtë dhe më pas mbajini duart ose këmbët aty për 15 deri në 30 minuta.

Niseshteja e misrit

Pudrosja e duarve ose këmbëve me niseshte misri ka efekt përtharës.

Përdoreni niseshtenë njësoj si pudrën.

Vaji i arrës së kokosit

Nuk po ju bëjnë sytë. Vaji i arrës së kokosit ndalon djersën dhe ushqen lëkurën e duarve.

Vaji largon bakteret që shkaktojnë djersitjen dhe aromën e pakëndshme.

Aplikoni një sasi të vogël të vajit të arrës së kokosit në zonat e djersitura.

Bëjeni këtë pas dushit.

Djersitja e tepërt, definicioni dhe shkaqet
Lexo po ashtu Djersitja e tepërt, definicioni dhe shkaqet

Këshilla të tjera

Leckat e lagura me përmbajtje alkoolike mund të fshijnë djersën dhe ngushtojnë poret përkohësisht.

Kjo teknikë ju vjen në ndihmë në raste të veçanta në aktivitet kur duhet të takoni njerëz.

Çaji i sherbelës është i mirë kundër djersitjes së duarve sepse përmban acid tanik që ka aftësi shtrënguese.

Pini çaj sherbele dhe sa më shumë ujë që të ulni temperaturën e trupit dhe të ngadalësoni djersitjen.

Kushtojini vëmendje vendeve ku djersitni: Kjo shenjë tregon se sa të shëndetshëm jeni dhe kur duhet të shkoni te mjeku
Lexo po ashtu Kushtojini vëmendje vendeve ku djersitni: Kjo shenjë tregon se sa të shëndetshëm jeni dhe kur duhet të shkoni te mjeku

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Mbjellja e barit në vjeshtë: Mbillni në oborrin tuaj në kohën e duhur

Mbjellja e barit në vjeshtë: Mbillni në oborrin tuaj në kohën e duhur

Kopshtaria
Kalo në kategori