LAJMI I FUNDIT:

Djegia e tri veturave në Leposaviq, policia jep detaje

Djegia e tri veturave në Leposaviq, policia jep detaje

Tri vetura janë djegur nga persona të panjohur në dy raste të ndara mëngjesin e së shtunës në Leposaviq, të cilat u përkasin nacionalitetit serb.

Reklama

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se njëri rast ka ndodhur mëngjesin e së shtunës rreth orës 03:40, në Leposaviq afër çerdhes së fëmijëve dhe tjetri rast afër qendrës sportive.

“Më 1 prill 2023 pas mesnatës, në veri të vendit është raportuar se nga persona të panjohur, në dy rate të ndara, janë djegur tri vetura që iu përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb.

Njëri rast ka ndodhur, më 1 prill 2023, në orët e hershme të mëngjesit  (3:40h), në Leposaviq, afër çerdhes së fëmijëve, ku veturat ishin të parkuara skaj rruge. Një veture me targa RKS i është vënë zjarri, po ashtu nga zjarri është përfshirë edhe një veturë tjetër me targa të Beogradit që ishte afër veturës me targa RKS. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit që kanë fikur zjarrin.

Rasti tjetër ka ndodhur po ashtu në Leposaviq, afër qendrës së sporteve, ku një veturë me targa RKS është djegur nga persona të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se në të dy rastet, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit që kanë fikur zjarrin.

“Policia e Kosovës, në këto raste ka reaguar me të shpejtë, duke ndërmarrë veprimet e duhura policore dhe duke iniciuar rastet kriminale të cilat është duke i trajtuar (hetuar) me seriozitet dhe me këtë rast fton qytetarët për bashkëpunim në gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-drejtori i Policisë: Ardhja e 200 ushtarëve nga Britania e Madhe në Kosovë, flet për një situatë shumë serioze

Ish-drejtori i Policisë: Ardhja e 200 ushtarëve nga Britania e Madhe në Kosovë, flet për një situatë shumë serioze

Siguri
Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Lajme
Vuçiq: Do t’i mbajmë përgjegjës të gjithë ata që kryen krime në Banjskë, përfshirë Radoiçiqin

Vuçiq: Do t’i mbajmë përgjegjës të gjithë ata që kryen krime në Banjskë, përfshirë Radoiçiqin

Lajme
SHBA-ja thotë se s’ka mundur ta vërtetojë se Serbia i ka tërhequr trupat nga kufiri me Kosovën

SHBA-ja thotë se s’ka mundur ta vërtetojë se Serbia i ka tërhequr trupat nga kufiri me Kosovën

Lajme
​Sulmi terrorist në veri, Parlamenti Evropian pritet të miratojë rezolutë për raportet Kosovë-Serbi

​Sulmi terrorist në veri, Parlamenti Evropian pritet të miratojë rezolutë për raportet Kosovë-Serbi

Lajme
Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

Lajme
Kalo në kategori