LAJMI I FUNDIT:

Djaloshi që nuk ka aftësi të flet, krijon lidhje të veçantë me qenin e shurdhër (Foto)

Djaloshi që nuk ka aftësi të flet, krijon lidhje të veçantë me qenin e shurdhër (Foto)

Connor Guillet nga Florida e Shteteve të Bashkuara, që nuk është i aftë të flasë, ka krijuar një lidhje të veçantë me qenin e shurdhër që quhet Ellie.

Fëmija gjashtëvjeçare dhe kafsha me probleme në dëgjim, janë lidhur shumë mes vete duke përdorur gjuhën e shenjave, transmeton Telegrafi.


Shkaku i një çrregullimi gjenetik, vogëlushi nuk e ka thënë asnjë fjalë që nga lindja, ndërsa tani pranë Ellie duket shumë i gëzuar.

“E kam adoptuar sepse ishte braktisur, vetëm pse nuk mund të fliste, por ai është një engjëll që na e plotëson jetën”, ka thënë nëna tij Brandi Guillet.

“Prej se u takuan, ata kanë një komunikim të shkëlqyer dhe janë të pandashëm. Duke ditur se djali ynë është i gëzuar, na bën shumë të lumtur”.

Meqenëse qeni i shurdhër po i përshtatet më shumë djaloshit, familjarët planifikojnë ta adoptojnë edhe një tjetër. /Telegrafi/