LAJMI I FUNDIT:

Djaloshi ishte “humbur” në celular, befasohet për të keq nga qeni (Video)

Djaloshi ishte “humbur” në celular, befasohet për të keq nga qeni (Video)

Në internet janë shfaqur disa pamje interesant të cilat thuhet se vijnë nga Rio de Janeiro, të cilat tregojnë një qen duke “e lagur” djaloshin, i cili ishte i ulur në një trotuar dhe i habitur pas një telefoni.

Siç edhe mund të shihet në video, përcjell Telegrafi, djaloshi ishte ulur në buzë të trotuarit duke parë diçka në telefonin e tij celular, ndërsa qeni qetësisht afrohet tek ai, ngre këmbën dhe e “lag” atë, befasishëm.


Pasi e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, djali ishte shumë i mërzitur duke u përpjekur të godiste qenin.

Për fat të mirë, qeni ishte më i shpejtë dhe iku në një distancë të sigurt. E djali, në dëshpërim, e hoqi bluzën nga trupi. /Telegrafi/