LAJMI I FUNDIT:

Djali i Schwarzenegger krahasohet me babanë e tij për figurën trupore

Djali i Schwarzenegger krahasohet me babanë e tij për figurën trupore
Arnold Schwarzenegger, Joseph Baena (Foto: Instagram/AFP/Getty)

Si babai, ashtu edhe i biri, sidomos kur është fjala për fizikun e tyre. Djali i Arnold Schwarzenegger, Joseph Baena, ka tërhequr sërish vëmendje me figurën e tij trupore.

Ai e ka publikuar një tjetër fotografi në saje të postimeve që i bën nga palestra, ndërsa ekspozon pjesën e sipërme të trupit. Dhe natyrisht se çdo pozë e tij krahasohet menjëherë me fotografitë e babait të tij nga vitet e rinisë.


22-vjeçari Joseph, i cili është i rregullt në rutinat e fitnesit ka pozuar njësoj si babai i tij në vitet e shtatëdhjeta kur kishte nisur të merrej me ‘bodybuilding’.

Arnold Schwarzenegger (Foto: AFP/Getty Images/Rex)

“Jam nominuar për ‘#classicchallenge'”, ka shkruar Baena në përshkrimin e fotografive të publikuara në Instagram.

Schwarzenegger, tash 72 vjeçar, u bë i famshëm pasi e fitoi titullin Mr. Olympia (garë e ‘bodybuildingut’ për meshkuj) gjashtë herë radhazi në vitet e shtatëdhjeta. Më pas, në vitet e tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, ai u bë një prej yjeve më të mëdha të Hollywoodit. /Telegrafi/

View this post on Instagram

When in doubt… it’s arm day!

A post shared by Joseph Baena (@projoe2) on Oct 11, 2019 at 10:17am PDT

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori