LAJMI I FUNDIT:

Djali i Maradonës, Diego Jr: Babai im do të ishte krenar për këtë kombëtare

Djali i Maradonës, Diego Jr: Babai im do të ishte krenar për këtë kombëtare

Diego Armando Maradona Sinagra lindi në shtator 1986, vetëm disa muaj pasi babai i tij pushtoi botën duke fituar Kampionatin Botëror me Argjentinën në Meksikë.

Ai prej vitesh nuk kishte kontakte me të atin, por në fazën e fundit të jetës së yllit argjentinas, ata patën një marrëdhënie të jashtëzakonshme. Diego Jr është më i madhi nga pesë djemtë legjitimë të Maradonës dhe sigurisht, ai që foli më shumë për futbollin me El Pelusa.


Diego Junior aktualisht është trajner i një ekipi në kategoritë më të ulëta të Italisë, Napoli United.

Ai po e përjeton Kupën e Botës si çdo argjentinas tjetër, edhe pse ende jeton në Napolin e tij të lindjes dhe rrallë shkon në Argjentinë gjatë vitit.

“Po e jetoj si “i çmendur”, po i shikoj të gjitha ndeshjet, po i shikoj të gjitha lajmet, dua të vendos yllin e tretë në gjoks sepse vërtet e meritojnë këta djelmosha. Po lënë gjithçka për fanellën dhe shpresoj që të ndodhë”, ka thënë fillimisht Diego Jr.

Kur vjen puna për të vlerësuar se si do të ndihej babai i tij për këtë Botëror, Diego Jr nuk ka dyshime. Ai e donte kombëtaren e tij dhe do të vazhdojë ta shijojë atë nga qielli.

“Jam plotësisht i bindur se babai im është krenar për mënyrën se si ata po mbrojnë fanellën dhe dëshirën që ata vënë në të. Për mua, babai im është krenar për ta atje lart”, përfundoi djaloshi i legjendës argjentinase. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori