LAJMI I FUNDIT:

Djali i Klinsmann nënshkruan për LA Galaxy

Djali i Klinsmann nënshkruan për LA Galaxy
Jonathan Klinsmann (Foto: Instagram/jklinsmann33)

LA Galaxy ka nënshkruar me portierin Jonathan Klinsmann, të cilin e ka transferuar nga klubi zviceran, St Gallen.

23-vjeçari i bashkohet klubit amerikan pas përvojës së mëparshme te Hertha BSC, ndërsa si i ri ka qenë edhe pjesë e Akademisë së Bayern Munichut.


“Jonathan është një portier i ri me përvojë të vlefshme të siguruar në Gjermani dhe në Zvicër, si edhe duke e përfaqësuar vendin e tij në nivele të ndryshme”.

“Mendojmë se ai mund të vazhdojë të zhvillohet si pjesëtar i LA Galaxy. Ne po angazhohemi për përforcimin e pozitës së portierit me një tjetër lojtar të talentuar”, ka thënë trajneri Guillermo Barros Schelotto.

Jonathan Klinsmann ka lindur në Munih të Gjermanisë mirëpo ka jetuar në Kaliforni gjatë fëmijërisë. Ai është djali i legjendës gjermane, Jurgen Klinsmann. /Telegrafi/