Princi i Kurorës në mërgim i Iranit, Reza Pahlavi, u spërkat me ngjyrë të kuqe, ndërsa po dilte nga një ndërtesë në Berlin.

Pahlavi sapo ishte larguar nga një konferencë për shtyp, gjatë së cilës kritikoi armëpushimin midis SHBA-së dhe Iranit, kur incidenti ndodhi jashtë ndërtesës së konferencës federale për shtyp të Gjermanisë.


Ai dukej i padëmtuar nga ngjyra që i kishte mbuluar pjesën e pasme të xhaketës dhe qafës, dhe i përshëndeti mbështetësit e tij përpara se të hipte në një veturë që u largua me shpejtësi.

Policia tha se ngjyra dukej të ishte lëng domatesh.



Autori i dyshuar, emri i të cilit nuk u bë i ditur në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë, u ndalua menjëherë nga policia.

Ndryshe, Pahlavi, 65 vjeç, është djali i ish-shahut të Iranit, ishte aq i padashur sa miliona njerëz dolën në rrugë në vitin 1979 për ta detyruar të largohej nga pushteti.

Megjithatë, Pahlavi po përpiqet të pozicionohet si një lojtar në të ardhmen e vendit të tij, megjithëse nuk është e qartë se sa mbështetje ka në Iran pasi ka qenë në mërgim për gati 50 vjet. /Telegrafi/