LAJMI I FUNDIT:

Djali denoncon babën për dhunë psikike ndaj nënës, gruaja burrin, vajzat babanë e burri gruan – nëntë raste të dhunës në familje në 24-orë

Djali denoncon babën për dhunë psikike ndaj nënës, gruaja burrin, vajzat babanë e burri gruan – nëntë raste të dhunës në familje në 24-orë
Foto: Ilustrim

Në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar disa raste të dhunës në familje, ku gratë raportojnë burrat për dhunë fizike e psikike, djali babanë, vajzat babanë, e burrat gratë.

Rastet e dhunës janë paraqitur në Lipjan, Fushë Kosovë, Ferizaj, Klinë, Istog, Malishevë e Mitrovicë.


Lexoni të plotë rastet e dhunës të raportuara në Polici

Lipjan 28.03.2024. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se  vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare, në vazhdimësi ushtron dhunë psikike ndaj saj. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë  19.04.2024-04:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje  lidhur me kujdesin ndaj fëmijës, ish gruan e tij e dyshuara femër kosovare e ka kanosur dhe sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë  19.04.2024-13:40. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte kanosur bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë 19.04.2024, 14:19. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është ofenduar nga bashkëshorti, i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

Raport Shtesë:

DHUNË NË FAMILJE – Prishtinë 18.04.2024-17:30. Lidhur me rastin me datë 19.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Ferizaj 19.04.2024-18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka kryer veprën e lart-cekur ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Klinë 18.04.2024-04:00. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Istog 13.04.2024-22:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se babai i tij, i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare-nënës së ankuesit dhe i kishte kanosur anëtarë e tjerë të familjes. I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një pushkë gjuetie me 12 fishekë për të cilën nuk kishte leje. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Malishevë 18.04.2024-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij të mitur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë 19.04.2024-21:00. Dy viktimat femra kosovare, kanë njoftuar se edhe pse kanë urdhër-mbrojtës, babai i tyre i dyshuari mashkull kosovar është duke i shqetësuar në vazhdimësi. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori