LAJMI I FUNDIT:

Djali i Cher, Elijah Blue Allman lirohet nga spitali pas një mbidoze të rëndë – fillon rikuperimin në shtëpi

Djali i Cher, Elijah Blue Allman lirohet nga spitali pas një mbidoze të rëndë – fillon rikuperimin në shtëpi

Elijah Blue Allman, djali 48-vjeçar i ikonës së muzikës Cher dhe i ndjerit Gregg Allman, është liruar nga spitali dhe po rikuperohet në shtëpi pas një mbidoze të rrezikshme me drogë, ndodhur javën e kaluar në Kaliforni.

Sipas TMZ, Allman u dërgua me urgjencë në spital më 14 qershor në zonën e Joshua Tree, pasi policia u njoftua për sjellje të çrregullt në një banesë në Landers.

Gjatë kontrollit, autoritetet gjetën lëndë narkotike në shtëpi, ndërsa Elijah po merrte ndihmën e parë mjekësore.


Ai u transportua menjëherë në spital, dhe burime të afërta konfirmuan se “ka qenë me shumë fat që ka mbijetuar”.

Mbidoza është episodi më i fundit në një histori të gjatë të luftës së Allman me varësinë nga droga, që ai vetë ka rrëfyer publikisht.

Në vitin 2014, ai kishte treguar se kishte nisur përdorimin e substancave qysh në moshën 11-vjeçare dhe se për vite ishte përballur me probleme serioze, përfshirë heroinën dhe opiatet. “E dija që po gabohesha, por isha shumë i palumtur me jetën time”, kishte thënë ai në atë kohë.

Cher, e cila ka folur shpesh për përpjekjet për ta ndihmuar të birin, është raportuar se është e përqendruar në të bërit “çdo gjë të mundshme” për të siguruar mbështetjen dhe trajtimin që ai ka nevojë.

Në fillim të këtij viti, ajo kishte kërkuar të emërohej si kujdestare ligjore e Elijah, duke pretenduar se varësia dhe problemet mendore e bënin të paaftë për të menaxhuar pasurinë që trashëgonte nga babai. Megjithatë, kërkesa u refuzua nga gjykata për arsye procedurale.

Aktualisht, Allman është kthyer në shtëpi dhe po ndjek një proces rikuperimi, ndërsa hetimet për incidentin dhe përdorimin e drogës vazhdojnë. As Cher dhe as përfaqësuesit e saj nuk kanë komentuar publikisht për incidentin e fundit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rina Balaj publikon video provokuese në Instagram, vetëm pjesa e pasme në fokus

Rina Balaj publikon video provokuese në Instagram, vetëm pjesa e pasme në fokus

Magazina
Shkolla e saj fillore rrezikon të mbyllet, Rita Ora bën thirrje: Kam shumë kujtime atje, ndihmoni në përpjekjen që ajo të shpëtojë

Shkolla e saj fillore rrezikon të mbyllet, Rita Ora bën thirrje: Kam shumë kujtime atje, ndihmoni në përpjekjen që ajo të shpëtojë

Magazina
Rrezikon dënim deri në pesë vjet burg dhe 15 vjet dëbim - zbulohet se Noizy u arrestua në Zvicër për shkak të dhunës ndaj Medi Hysenit

Rrezikon dënim deri në pesë vjet burg dhe 15 vjet dëbim - zbulohet se Noizy u arrestua në Zvicër për shkak të dhunës ndaj Medi Hysenit

Magazina
Hailey Bieber shkëlqen në bikini gjatë pushimeve në Mallorca

Hailey Bieber shkëlqen në bikini gjatë pushimeve në Mallorca

Magazina
Media zvicerane 'Watson': Noizy akuzohet jo për një, por për disa vepra penale në Zvicër

Media zvicerane 'Watson': Noizy akuzohet jo për një, por për disa vepra penale në Zvicër

Magazina
Pak para lindjes, Dafina Zeqiri publikon këngën e re “Inshallah”

Pak para lindjes, Dafina Zeqiri publikon këngën e re “Inshallah”

Magazina
Kalo në kategori