LAJMI I FUNDIT:

Djali 14-vjeçar i Ronaldinhos nënshkruan për Cruzeiron

Djali 14-vjeçar i Ronaldinhos nënshkruan për Cruzeiron
Ronaldinho dhe djali i tij (Foto: Instagram/_mendesjoao_)

Cruzeiro ka nënshkruar me Joao Mendes – djalin e legjendës braziliane të futbollit, Ronaldinho.

Talenti 14-vjeçar ka kontratë stërvitore me klubin brazilian, e cila është valide derisa ai të mbushë 19 vjet.

View this post on Instagram

#tbt ,, ❤️🤪

A post shared by João Mendes de Assis Moreira (@_mendesjoao_) on Feb 14, 2019 at 12:26pm PST

Marrëveshja është zyrtarizuar gjatë ditës së premte, pasi Mendes kishte lënë shumë përshtypje si pjesë e kategorive të reja të këtij klubi.

Të gjitha lajmet nga Ronaldinho
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ronaldinho

Ai është pjesë e Cruzeiro që nga viti i kaluar dhe tash duket se do të qëndrojë një kohë të gjatë në kuadër të Akademisë së klubit brazilian.

View this post on Instagram

❤️⚽️🙌🏾 📸 : @ggaleixo

A post shared by João Mendes de Assis Moreira (@_mendesjoao_) on Apr 5, 2019 at 11:03am PDT

Mediat braziliane raportojnë se kjo arritje e Mendes është falë angazhimit të tij dhe nuk ka të bëjë me reputacionin e Ronaldinhos.

Ai madje kur kishte shkuar në provë te Cruzeiro, nuk kishte treguar se është djali i legjendës, sepse dëshironte të bazohej në cilësitë e veta. /Telegrafi/