Sot pa dyshim se është një ditë e madhe për historinë e Manchester United – një ditë që ndoshta shumë tifozë nuk e kujtojnë.
S'ka problem, do t'ua kujtojmë ne këtë fakt.

Pikërisht më 21 maj të vitit 2008 Manchester United u shpall kampion i Evropës.


Djajtë e Kuq mposhtën në këtë ditë Chelsean në finalen e Moskës pas penaltive 6-5.

Penaltinë vendimtare e huqi John Terry, i cili nuk arriti të konkretizojë duke u bërë fytyra tragjike e këtij dueli, shkruan Telegrafi.

Pse jo, t'i shikojmë edhe një herë momentet më të mira nga kjo ndeshje epike!

telegrafi sport app