Muzika elektronike dhe ritmet që të ftojnë të kërcesh deri në mëngjes janë të garantuara këtë verë në Prishtinë, pasi DJ i shquar shqiptar me famë ndërkombëtare, Regard, është konfirmuar të jetë një nga talentet që do të zhvillojë një performancë në festivalin “Sunny Hill” këtë vit.
Njoftimi i festivalit në profilin zyrtar në Instagram dhe Facebook përmbante një mesazh plot entuziazëm për rikthimin e Regard në skenën e tij të atdheut.
“Gjithmonë të lumtur që DJ Regard performon në atdhe! Herën e fundit i vumë flakën skenës dhe mezi presim ta bëjmë përsëri. Shihemi se shpejti”, ishte postimi që paralajmëron një natë të paharrueshme për të gjithë adhuruesit e muzikës elektronike.
Regard, i cili ka arritur famë ndërkombëtare me hitet e tij si “Ride It” dhe “Secrets”, është gati t’i japë jetë festivalit “Sunny Hill”, i cili tërhoqi vëmendjen botërore që nga krijimi i tij.
View this post on Instagram
Festivali “Sunny Hill” në Prishtinë do të mbahet nga data 25 deri më 28 korrik në lokacionin e ri të quajtur “Sunny Hill Park”, duke ofruar një përvojë edhe më të gjallë dhe të mbushur me surpriza për pjesëmarrësit.
Evenimenti mbledh së bashku artistë të talentuar nga i gjithë spektri i zhanreve muzikore, duke krijuar një ambient të veçantë ku kultura, arti dhe muzika bashkohen të krijojnë një atmosferë të paharrueshme.
View this post on Instagram
Me konfirmimin e Regard, fansat e tij dhe të festivalit kanë një arsye më shumë për të mos e humbur këtë spektakël të muzikës dhe të gjithë presin me padurim të dëgjojnë setin e tij që pa dyshim do të jetë plot energji dhe argëtim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ishte arsyeja që u përjashtua nga Big Brother VIP, por Sara Gjordeni shfaqet tani bashkë me Françeska Muratin
Po performonte live në skenë – këngëtarja shqiptare ngacmohet nga djali i miliarderit grek
“Njollosma emrin e fytyrën” – Tayna rikthehet pas disa muajsh me këngën e re “Si ai”
Pyetet për një ribashkim me Sara Hoxhën, Ledri Vula habit me përgjigjen
Po performonte live në skenë - këngëtarja shqiptare ngacmohet nga djali i miliarderit grek
Mes ngjarjeve të fundit, Xhensila Myrtezaj e merr vajzën edhe nëpër koncerte
Pas rikthimit - Lotina Haziri pyetet për pushimet me Mozzikun në Tanzani
Françeska Rustemi shpallet Miss Universe Albania 2024
Edona Bajrami zgjedhet Miss Universe Kosova 2024
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka "frikësuar" edhe Real Madridin
Po largohet nga Real Madridi "krahu i djathtë" i Ancelottit
Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia
Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar
Çfarë dihet deri më tani rreth zgjedhjeve për Parlamentin e ri Evropian?
AMP