LAJMI I FUNDIT:

Divock Origi mbyll transferimet në sulm te Milani, kuqezinjtë kanë plane të përforcohen në pozita të tjera

Divock Origi mbyll transferimet në sulm te Milani, kuqezinjtë kanë plane të përforcohen në pozita të tjera

Divock Origi do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Milano në ditët në vijim dhe kuqezinjtë mund të mos nënshkruajnë me një qendërsulmues të ri këtë verë.

Reprezentuesi belg do të forcojë sulmin e Stefano Piolit dhe do të luftojë me Olivier Giroud dhe Zlatan Ibrahimovic, i cili do të shërohet nga një dëmtim në gju.


Suedezi do të vazhdojë të luajë të paktën deri në vitin 2023 dhe pritet të nënshkruajë një kontratë të re së shpejti me klubin, por me pagë më të vogël.

La Gazzetta dello Sport raporton se kuqezinjtë kanë synuar gjithashtu Gianluca Scamacca në sulm, por do të duhet të mbesin të kënqur me belgun.

Në anën tjtër Il Corriere della Sera dhe Sky Sport Italia pohojnë se Milani nuk do të nënshkruajë me një qendërsulmues të ri në verë nëse nuk largohet Ante Rebic.

Reprezentuesi kroat shihet si opsioni i tyre i tretë në qendër të sulmit ose një rezervë për Rafael Leaon në krahun e majtë.

Andrea Belotti ishte lidhur me një transferim te Milani, por italiani nuk duket të jetë një prioritet për kampionët e Serisë A, të cilët duan të nënshkruajnë me shumë me një qendërmbrojtës të ri, një mbrojtës të krahut të djathtë dhe një mesfushor qendror./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori